E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet konsumi te ardhurat te larta nga TVSH-ja

Në tre muaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka arritur të mbledhë për arkën e shtetit 43 miliardë lekë. Referuar periudhës qershor-gusht, të dhënat tregojnë një tejkalim të planit me 3.8 për qind. Sipas të ardhurave zyrtare nga Tatimet vihet re një rritje e të arhdurave, vecanërisht nga Tatimi i Vlerës së Shtuar. Vetëm për periudhën qershor-gusht, TVSH-ja është 28.6 per qind më tepër ose 1.9 miliardë lekë më shumë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Besnik Nuredini e faturon këtë sukses tek ecuria positive e bizneseve turistike.

Sipas zotit Nuredini, administrata Tatimore gjatë vitit 2012 është përqëndruar në mbikëqyrjen e veccantë të bizneseve turistike dhe ato të telefonisë celulare.

Periudha e verës ka sjellë rritje të konsumit në vend. Kjo dëshmohet në rritjen e të ardhurave nga TVSH-ja, që është edhe treguesi kryesor I konsumit në vend. Sikurse është theksuar edhe mënyrë të përsëritur nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat nga TVSH-ja e për rrjedhojë edhe konsumi, qëndron në vend që prej disa muajsh. Por, duket se situata ka ndryshuar disi gjatë periudhës së verës, kur konsumi është rritur lehtë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›