E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ne krye te PS, nje njeri me rrezikshmeri te larte shoqerore Nga Basir Collaku

Rrezikshmeri e larte shoqerore, oferta e Rames per 23 qershorin 2013. Shpesh, ne drejtesi, nje kerkese te akuzes ne gjykate per lirimin e nje te denuari, apo transferimin e nje te burgosuri nga nje institucion i vuajtjes se denimit me siguri te larte ne ate te mesme apo te zakonshme, gjykatat i pergjigjen nder te tjera edhe me nje paragraf ligjor ku argumentojne vendimin e refuzimit: “Njeri me rrezikshmeri te larte shoqerore”. Sigurisht, kete e bejne kur konstatojne tek personi elemente te dukshem te vepres penale, shenja te forta kriminale dhe presin nga sjellja e tij vazhdimesi te perseritur te ligj-shkeljes, dhe jo korrektim apo rehabilitim te te akuzuarit. Keshtu, detajet flasin per nje mundesi te ngjashme me kreun e opozites, Edi Rama, si person me rrezikshmeri te larte shoqerore, per pretendimin e tij publik. Jane jo pak kallezime ne prokurori vite te shkuara, nga detyra e tij si kryebashkiak, apo me vone si organizator i kryengritjes se 21 Janarit e shume dyshime te tjera, te cilat kane mbetur dosjeve te organit te akuzes me shume nder pluhur, apo te terhequra nga miqesite e tij me shume e shume prokurore, nje pjese e te cileve dhe deputetet e neserm te Partise Socialiste. Nderi lahet me nder, nga miqte apo miqte e miqve, sic shkruan ne kodin e saj te vjeter bota e nentokes, e asaj shoqerie abuzuese dhe dhunuese te ligjit. Urojme fort te mos jete huazuar ky format, ndonese gjasat te cojne drejt tij. A duhen shume detaje dhe fakte per te marre masa te menjehershme mbrojtje ndaj kesaj rrezikshmerie te larte jo vetem ne dukje, por edhe ne veprime? Sigurisht po, por me heret mund te rendisim disa detaje publike, te cilat sherbejne si argumente jo te pakta te asaj rrezikshmerie shetitese perdite ne terren, ne takime publike, ne sjellje drejtuese, ne vendimmarrje politike, e ne shkrepje individuale te ketij piktori me shume telashe me shendetin cilesor te mendjes. Nuk jane te paket te majtet, deputete, politikane, bashkepunetore te Rames, te cilet kane ndjere dhunen e tij verbale, apo hera-heres edhe fizike me ndermjetesimin e kryetarit dhe per llogari te kryetarit. Pa marre ne duar kaseta si prova shkencore ne rastin e pretendimit te nje akuze. Nese pyet, gjen jo pak deshmitare per nje sjellje brutale.

E cilit lloj?

Le t’ia veme emrin legjende urbane, per te mos i shkuar ne fund me emra konkrete, jo se nuk ka ndodhur, por per ta ilustruar ngadale. Ne nje nga udhetimet e fundit, militantet shoqerues ne makine u bene deshmitare te nje zhgenjimi e dhunimi sa njerezor, aq edhe mjedisor. Ne rehatine e tij fizike, kryetari leshon nje gaz me zhurme te shoqeruar me sokellime te qeshure dhe u bertet te pranishmeve se “jane te share me rob shpie, nese hapin xhamat”. “Zoti na ruajtte”, thane vartesit e kryetarit, por te detyruar te sillen sipas porosise se tij, lane kohen te shperndante ndotjen e dhuruar nga zoteria, tek i cili ata shpresonin ndonje gje te re. “Nishane kiameti”, peshperiti njeri prej tyre me vete. Jane jo pak njerez te thjeshte, te cilet kur e kane kundershtuar, kane marre epitete tronditese nga kryetari me ngjyra alternative. “Prostitute”, ‘te befsha kete dhe ate ...”, duke i shtuar kesaj sjellje te perditshme leksikun e tij mediatik kur qellon te shkruaje ndaj qendrimeve ndryshe. E cili eshte ai, thjesht e gjejme te shkruar ne fjalet me te pamundura per t’u perdorur nga nje mendje normale me pretendime se paku drejtuese. E nis me minj gjirizesh, te ndyre, zagare, sahanlepires, te neveritshem, plehra, morracake, me rob shpie, cecene, e shume te tjera. Sigurisht, ky fjalor eshte deshmi e nje simboli frike, e nje njeriu te trembur pambarim, i cili perdor fjalen per t’u veshur ndryshe. Do t’i shtoj kesaj, edhe nje rrefenje konfidenciale te nje mikut tim te vjeter, i cili ne bisede te drejtperdrejte me piktorin, i shpjegon forcen e tij te re ne krye te partise. Pyetjes se si “ka mundesi te mos e cash me koken per te fortet e partise, ata qe shquhen per ngjarje ku e ku me te frikshme nga e shkuara, e qe per mendjen tone jane dora e hekurt e PS, lenda e pare e Sigurimit te Shtetit?”, ai i kthehet e thote thjesht: “E po, kam dhe une mjetet e mia. I them filanit, kuptohet nje pasaniku te eger mik partie t’i kepuse nje dru, ai e ben ate pune dhe tani rrine te gjithe te tjeret urte”. Nuk kam ndermend ta besoj se kjo eshte veper e Rames, sepse do me duhej pastaj te besoj se ky drudhenesi, i kthehet dhe kryetarit ndonjehere per hesap te nervozizmit apo interesave, ne rritje se paku financiare. Por me teper mbase eshte nje legjende e perhapur, si edhe e ushqyer prej tij, per te pakesuar kundershtite, dhe forcuar karrigen ku ndodhet. Prape s’me le brejtja e fakteve, te cilat sjellin ngjarje te fresketa si ajo me deputetin Kastriot Islami, te cilit me urdher partie iu rrethua banesa me ushtare partie duke mbjelle ne dere te shtepise panik, frike, rrezik te gatshem. Asnjeri prej ketyre te forteve, nuk mundi te beje te njejten gje tek dy deputetet e tjere Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli. Kjo, sepse njeriu frikacak qe urdheron ne kete parti, si dhe njeriu i forte qe vepron, e dine fort mire se cfare mund te ngjase me ushtaret e bindur por edhe me te, pasi ky eshte episod, ku nuk e mbrojne dot. Lehtesisht mendoj se te fortet pasanike, te cilet shpesh e me shpesh i japin urdher kryetarit per shume vendime, jane bere tani nje berthame ku rreziku do te shpertheje me pasoja per shoqerine ne raport me oreksin e tyre. Nuk do te rikthejme faqen familjare te sjelljes se Rames, sepse ajo eshte shkundur mediatikisht dhe te gjithe kemi deshmi tronditese. Por s’mund te mos ndalesh ne kapitullin e ri te tij familjar. Ndersa mundohet te perdore ngjyra te ndryshme per te genjyer, varferisht ia ka dale te marre ca qindeshe metrash te mira ne Dajt, varferisht po nderton nje banese luksi ne kuroren e gjelber te Tiranes e varferisht nuk thote asnje fjale, asnje shpjegim per keto miliona euro, te cilat per te mund te jene kusur, por per postin e tij politik, jane detyrim pastertie per te sqaruar. Te gjitha keto deri tani, sipas deklarimit te Edi Rames, i di vetem bashkeshortja e tij dhe jo ai. Komike, ironike dhe cinike si pergjigje, duke na sjelle xhevapin e humoristit beratas, “Cekes” teksa u merrte parate hallexhinjve per t’ia dhene gruas, e duke ju thene se “une punoj pa para, punoj per Perendine, kjo po, kjo do ndonje lek”. Ky eshte shembull dhune ne vazhdimesi, me tendence ne rritje, se pretenduesi per kryeminister, eshte hapur si nje njeri me oferte rrezikshmerine e larte shoqerore. Kjo pakete e tij fizike dhe politike mbushur me pasiguri, lidhje plot dyshim, nuk mund te perbeje aspak te ardhme per qytetaret shqiptare. E ne vazhden e krisjeve te programit, ofron edhe nje traktat miqesie me Kosoven, u thote vellezerve dhe motrave tane shqiptare prej mijera vitesh, tani do te behemi miq, do te largohemi nje cike. Duhet nje servis hyjnor per kete mendim, se nuk pertypet keshtu hapur, pasi e nesermja do te na sjelle cudira te reja. Kot, ne fund do te shtroja dhe nje here pyetjen, o zoti kryetar i Partise Socialiste, po pyet nje here se mbase e merr vesh e na thua, ato milione eurot per ndertimin e pallatit ne paje, e blerjen e tokes ne Dajt, ndertimin e viles, ku mbine ne shtepine tuaj, pa dijenine e asnjerit prej pjesetareve te familjes?? Kjo quhet se paku rrezikshmeri e larte shoqerore, oferta e Rames per 23 qershor 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›