E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, vriten dy këshilltarë të NATO-s

 Dy këshilltarë të NATO-s janë vrarë sot në ambientet e Ministrisë së Brendshme afgane në Kabul.

Lajmi është dhënë nga televizioni afgan, ndërsa burime të tjera shprehen se dy këshllitarët amerikanë janë vrarë pas një konflikti verbal.

Bilanci i viktimave në protesta kundër djegies së Kuranit ka shkuar në 6, ndërsa të plagosur janë mbi 47 persona.

Situata më e rëndë është në Kunduz, në veri të vendit, ku dy protestues janë vrarë mëngjesin e sotëm nga forcat e sigurisë, teksa përpiqeshin tu vinin zjarrin disa ndërtesave.

Turma është mbledhur para selisë së Kombeve të Bashkuara ku pas përleshjes me policinë janë regjistruar disa të plagosur.

Tre protestues të tjerë kanë mbetur të vdekur në Logar, në jug të Kabulit, gjatë manifestimit ku qindra veta kanë sulmuar policinë duke bërtitur Vdekje Amerikës.

Ndërkohë, në një tjetër protestë të zhvilluar në Mehterlam, qindra njerëz kanë tentuar ti vënë zjarrin zyrës së guvernatorit të provincës.

Një ditë më parë, 12 veta u vranë në protestat e mbajtura në zona të ndryshme të Afganistanit për djegien e flamurit nga forcat e NATO-s, një akt për të cilin këta të fundit kanë kërkuar falje duke theksuar se ka qenë një veprim i paqëllimshëm. / Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›