E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor në Fier, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Fier paraditen e  sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzëmadh, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e saj nuk janë bërë ende të ditura.

Mësohet se të plagosur në aksident kanë mbetur Shqiponja dhe Klaudio Sherifi, 66 dhe 10 vjeç, si dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se dy orej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›