E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU ne mbrojtje te Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt

Komandantet

Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet doli dje ne mbeshtetje te ish-komandanteve te luftes ne Kosove Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj te cilet vijojne te gjykohen nga Gjykata Nderkombetare e Hages. Sekretari politik i PDIU-se Ardian Tana nepermjet nje deklarate per shtyp se keto gjyqe jane ofensiva te Serbise se vjeter dhe se ne vend te tyre qeveria e Kosoves duhet te gjykoje kriminelet serbe. Ne e mirekuptojme veprimtarine e prokuroreve nderkombetare qe duan te marrin seriozisht cdo akuze mbi dhunime te supozuara te te drejtave te njeriut ne Kosove por ne besojme se kete here eshte gabuar rende. Akuzat ndaj zotit Limaj ashtu si ato mbi zotin Thaci dhe zotin Haradinaj jane mbeshtetur mbi fabrikime te makinerise ushtarake serbe deklaroi Tana.
Sipas sekretarit politik te PDIU-se keto deklarata vijne sepse kjo parti eshte e interesuar per zhvillimet ne njeren dege te trungut tone kombetar dhe per ceshtjen kombetare ne pergjithesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›