KiE u hap rruge votes jashte vendit
Keshilli i Europes i hap rruge votes se emigranteve. Nje e drejte qe eshte kerkuar ne Shqiperi prej vitesh duket se nga ana e se drejtes nderkombetare ka marre nje drite jeshile dhe pritet qe vetem te zbatohet nga Tirana zyrtare. Behet fjale per te drejten e me shume se 1 milion shqiptareve te cilet nuk kane mundesi te zgjedhin dhe te zgjidhen ne institucionet e shtetit te tyre. Komisioni i Venecias i cili mund te cilesohet si Gjykata Kushtetuese e Keshillit te Europes u ka bere thirrje shteteve anetare te tij ku ben pjese edhe Shqiperia qe te plotesoje te drejten e qytetareve qe jetojne jashte vendit per te votuar per qeverine dhe institucionet e tjera te vendit. Per Shqiperine ky opinion i konstitucionalisteve te KiE-se eshte nje vendim i mirepritur pasi jane rreth 1 milion zgjedhes qe presin te ushtrojne nje nga te drejtat kryesore civile qe nuk u eshte lejuar prej vitesh.