E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU në qeveri, Athina: I njohim qëndrimet e saj

Gregoris Delavekuras

“Ne jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe jemi plotësisht të informuar për zhvillimet politike atje,”-tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekouras, i ftuar nga gazetarët të komentojë futjen në kabinetin qeveritar të dy zyrtare të partisë çame (PDIU).

Më tej ai ka theksuar se, çështja e përbërjes së qeverisë shqiptare është një çështje e brendshme” duke shtuar se, ne presim që qeveria shqiptare të konfirmojë në terma konkretë angazhimin e saj në përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.”

“Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por,  parakusht për këtë është dëshira e ndërsjelltë dhe zbatimi praktik i veprimeve që do të tregojnë respektin midis dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme dhe vuri në dukje se ” njihen qëndrimet e partisë PDIU që sipas tij, “minojnë mundësitë për përmirësim të mëtejshëm dhe forcim te marrëdhënieve dypalëshe.”

Ai tha se mbetet një prioritet i lartë për Greqinë mbrojtja e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqiperi.

Së fundi, ai ka kujtuar se, qeveria shqiptare, përmes ministrit të saj të jashtëm dhe drejtuesve të tjerë, ka deklaruar se dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Greqinë në kuadër edhe të integrimit të saj evropian. Dëshira është reciproke, tha ai,  dhe Greqia e ka provuar ne praktikë, të gjithë këto vite, mbështetjen e saj për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›