E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Pas vendimit të pafajësisë, ndihem i mbushur me energji të reja

Share

Ilir Meta duket entuziast pas vendimit të disa javëve më parë nga ana e Gjykatës së Lartë, e cila vendosi që ta shpallë atë të pafajshëm dhe tashmë nuk e fsheh këtë entuziazëm. Gjatë një takimi që ka mbajtur gjatë ditës së sotme në Berat, Meta është shprehur se vendimi për pafajësinë e ka mbushur atë me energji të reja. Këto energji, Meta ka thënë se do ti përdorë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 2013.

Meta ka folur edhe për reformën zgjedhore, duke thënë se PD dhe PS duhet të kishin dëgjuar apelin e LSI-së. Sipas tij, nëse sot do të ishte kryer reforma zgjedhore, Shqipëria do të kishte marrë statusin kandidat për në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›