Rikthehen skafet, policia italiane sekuestron rreth 2 ton marijuanë
Share
Policia italiane ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme rreth 2 ton marijuanë të pastër që vinte nga Shqipëria, ndërsa ka arrestuar pesë shtetas shqiptarë. Sipas policisë italiane, janë sekuestruar 1 700 kilogramë marijuanë.
Kjo është një nga sasitë më të madhe të drogës që vjen nga Shqipëria, e cila sekuestrohet nga ana e policisë italiane.
Policia italiane fillimisht mendoi se motoskafi kishte brenda klandestinë, ndërsa pas kontrollit të tij është evidentuar droga. Ende nuk janë bërë të ditur ndërkohë, identitetet e pesë shqiptarëve të arrestuar nga policia italiane.