E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen dy skafistet e 9 janarit

Ekstradohen nga Italia dy prej skafistëve të tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004. Altin Beluja dhe Cukal Delija të dënuar me 25 dhe 15 vite burg secili, iu dorëzuan në aeroportin e Rinasit drejtësisë shqiptare nga INTERPOL.

Beluja ishte arrestuar në 11 nëntor të vitit të kaluar në Romë me kartë identiteti dhe patentë false rumune, me emrin Florin Munteanu.

Ndërsa Delija në mars të vitit 2012 në periferi të Udines.

Beluja dhe Delija ishin dy prej organizatorëve të nisjes së gomones në 9 janar të gomones me 36 klandestinë kryesisht nga zonat e Shkodrës dhe që kishin paguar nga 1500 euro për të mbërritur në Itali.

Gomonia u mbyt si pasojë e një defektin dhe motit të keq duke shkaktuar 21 viktima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›