E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore tri nderhyrjet e partive ne kod

Shmangia e konfliktit te interesit nga rikandidimi i krereve te njesive vendore regjistrimi i kandidateve si dhe transparenca e financimit te partive. Zgjedhjet LSI leter PD-se dhe PS-se sugjeron ngritjen e nje komisioni parlamentar

Nese partite politike vendosin te nderhyjne ne Kodin aktual Zgjedhor tri jane pikat ku do te tentohen permiresimet per zgjedhjet e 8 majit. Konkretisht shmangia e konfliktit te mundshem te interesit per shkak te rikandidimit te kryetareve te njesive vendore regjistrimi i kandidateve ne zgjedhje si dhe transparenca e financimit te partive ne zgjedhje. Levizja Socialiste per Integrim fton partite politike te bashkepunojne per realizimin e reformes zgjedhore per zgjedhjet vendore te 8 majit. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie Luan Rama i ka derguar nje leter kryetarit te grupit kuvendor te PS-se Gramoz Ruci dhe kryetarit te grupit te PD-se Astrit Patozi permes se ciles u sugjeron ngritjen e nje komisioni parlamentar per te bere nderhyrjet e mundshme ne reformen zgjedhore. Kjo leter e LSI-se u eshte derguar gjithashtu edhe Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli si dhe ambasadorit te OSBE-se dhe atij te Bashkimit Evropian ne Tirane. Ne letren e saj LSI-ja sugjeron fillimisht zgjidhjen e tri ceshtjeve ne Kodin Zgjedhor shmangien e konfliktit te mundshem te interesit per shkak te rikandidimit te kryetareve te njesive vendore regjistrimin e kandidateve ne zgjedhje si dhe transparencen e financimit te partive ne zgjedhje. Per kete qellim sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama ka vendosur te krijoje piken e pare te kontaktit me opoziten per te nisur punen per reformen zgjedhore. Ne nje leter derguar kryetarit te Asamblese Kombetare te PS-se njeherazi dhe kryetar i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci z. Rama sugjeron ngritjen e nje komisioni parlamentar per te bere nderhyrjet e mundshme ne reformen zgjedhore per zgjedhjet vendore te 8 majit.

Vleresojme se ngritja e nje komisioni te posacem parlamentar per shqyrtimin e ketyre ceshtjeve do te ishte fillimi i mbare i nje veprimtarie normale politike ne vend. Per kete shkak LSI do ti propozoje Kuvendit ngritjen e ketij komisioni sa me pare - thuhet ne letren e Luan Rames per Gramoz Rucin.
Duke e cilesuar si emergjente ceshtjen e zgjedhjeve LSI-ja propozon tri pika ku mund te nderhyhet ne menyre te menjehershme. Pika e pare ka te beje me konfliktin e interesit qe kane drejtuesit e njesive vendore me pergatitjen e infrastruktures dhe listet e votimeve. Kjo pasi disa prej tyre marrin pjese ne gare si kandidate. Shmangia e konfliktit te mundshem te interesit qe lind natyrshem ndermjet rolit qe percakton Kodi Zgjedhor per kryetaret e njesive vendore ne pergatitjen e infrastruktures zgjedhore dhe interesit personal te kryetrareve qe mund te jene edhe kandidate ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo ceshtje meriton nje vemendje te vecante per tu trajtuar seriozisht si element i rendesishem i reformes zgjedhore ne funksion te sigurimit te nje procesi zgjedhor te ndershem dhe mbi te gjitha te pakontestueshem - thuhet ne letren e sekretarit te LSI-se Luan Rama. Pika e dyte ku LSI-ja sugjeron shqyrtimin ne komisionin parlamentar dhe rishikimin e ligjit per konfliktin e interesave te kandidateve eshte Ne lidhje me regjistrimin e kandidateve ne zgjedhje behet i nevojashem reflektimi i vendimit me te fundit te Gjykates Kushtetuese qe pritet te zbardhet duke mos lejuar diskriminim te mundshem ne ushtrimin e te drejtes kushtetuese per tu zgjedhur. Ne kete kontekst LSI sugjeron se eshte e nevojshme nje nderhyrje edhe me e thelle ne drejtim te clirimit te politikes perfaqesuese nga kapja prej interesave klienteliste - thuhet ne letren e LSI-se.
Pika e trete ku kerkohet te nderhyhet ka te beje transparencen e financimeve te partive politike. Nje ceshtje qe ka sjelle debat edhe ne zgjedhjet e meparshme. Ne kete menyre LSI-ja kerkon Transparencen e financimit te partive dhe subjekteve zgjedhore para gjate dhe pas procesit zgjedhor qe meriton nje trajtim me me shume pergjegjesi dhe profesionalizem. Ka ardhur koha qe edhe Shqiperia te adaptoje nje model evropian te financimit me transparence te subjekteve zgjedhore. Mbi te gjitha ky eshte nje detyrim qe politika e ka ndaj publikut dhe votuesit. Nje ceshtje qe lihet e hapur ne sugjerimet e LSI-se per pergatitjen e zgjedhjeve eshte dhe nisja e punes per reformen territoriale. Ne mendojme se nje reforme territoriale qe do te garantonte rajone me te forta dhe me te afta administrativisht do ti sherbente zhvillimit te qendrueshem te Shqiperise. Megjithese vone per keto zgjedhje nuk ka arsye qe kjo reforme e madhe te mos filloje ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme - thuhet ne letren e LSI-se.
Ne letren e LSI-se per kryetarin e grupit parlamentar te Partise Socialiste theksohet se mosangazhimi i PS-se per reformen zgjedhore mund te sjelle kontestimin e zgjedhjeve te ardhshme. Konflikti politik i pranishem ne vend qartesisht pengon reformen zgjedhore. Nga ana tjeter moskorrektimi i disa problemeve te verejtura ne zgjedhjet e meparshme mund te perbeje shkak per rritjen e kontesteve zgjedhore ne te ardhmen. Levizja Socialiste per Integrim e kupton situaten politike ku gjendet vendi por nuk mirekupton dhe as pajtohet me faktin qe nuk ka ende angazhim per kryerjen e nje reforme baze elektorale te domosdoshme per zhvillimin e zgjedhjeve vendore te 8 majit - thuhet ne letren e sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›