E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresimet ne kod OSBE gati paketa me 31 rekomandime

Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it cfare u sugjerohet partive politike. Dispozitat qe ndryshojne nga perseritja e zgjedhjeve ne nje zone zgjedhore deri tek verifikimi i raporteve financiare

Vezhguesit e zgjedhjeve ne Shqiperi OSBE dhe ODIHR prej kohesh kane gati nje pakete propozimesh per partite politike shqiptare te cilave u sugjeron permes 31 rekomandimeve konkrete menyren se si duhet te permiresojne reformen zgjedhore. I refuzuar ne menyre te vazhdueshme prej opozites duket se tashme kur zgjedhjet lokale te 8 majit po afrojne palet e kane te pashmangshem diskutimin te pakten te disa prej ketyre rekomandimeve. Kjo edhe per faktin se presioni i nderkombetareve ka ardhur gjithnje duke u shtuar ne adrese te opozites se majte te kryesuar nga Edi Rama per te hyre ne zgjedhje dhe per te marre pergjegjesite qe i takojne si opozite. OSBE u ka sugjeruar partive politike 31 rekomandime te cilat kane te bejne me ndryshimin e Kodit Zgjedhor ku disa pika te tij kane krijuar probleme ne zgjedhjet e kaluara. Shqetesim qe duhet zgjidhur per OSBE-ne eshte eliminimi i cdo mundesie qe partite politike te pengojne zhvillimin normal te procesit zgjedhor. Duhet siguruar qe zgjedhesit te dine paraprakisht kandidatet te cilet mund te zgjidhen si rezultat i mbeshtetjes se tyre. Konkretisht kerkohet qe te eliminohet perfshirja e partive politike ne perzgjedhjen e gjyqtareve qe shqyrtojne ankimimet zgjedhore te ndryshohen dispozitat ne lidhje me perseritjen e zgjedhjeve ne nje zone zgjedhore per te shprehur qartesisht dhe pa dykuptimshmeri kushtet e nevojshme per perseritje zgjedhjesh duhet menduar per perfshirjen e mekanizmave qe mund ti japin zgjedhesve si individe te drejten e ankimit ne rast te shkeljes se te drejtave te tyre zgjedhore. Sipas ketyre rekomandimeve Kodi Zgjedhor mund te ndryshohet ne menyre qe dispozitat per financim publik te fushatave zgjedhore te mos i japin avantazh disproporcional dhe te padrejte partive parlamentare. Vemendje duhet ti kushtohet ndryshimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor qe kane te bejne me financimin e fushates te cilat duhet te parashikojne deklarimin e te ardhurave dhe shpenzimeve te partive politike gjate fushates dhe per te specifikuar kriteret sipas te cilave KQZ-ja mund te beje vete verifikime te raporteve financiare te subjekteve zgjedhore. Vemendje duhet ti kushtohet rregullimit te sistemit aktual te perpilimit te listave te zgjedhesve per grupe te vecanta zgjedhesish ne menyre qe keta zgjedhes te mos perballen me rrezikun e privimit te votes per shkak te mungeses se eficences apo keqfunksionimit te administrates se institucionit ku ata do te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar. Kandidatet qe konkurrojne duhet te lejohen te vezhgojne numerimin ne menyre te barabarte. Duhen bere perpjekje te metejshme per te permiresuar mundesine qe vezhguesit te kontrollojne saktesine e numerimit. Sistemi aktual duhet te zbatohet ne menyre te tille qe vezhguesit te mund te shohin se ne cilin grumbull vihet secila flete votimi. Nese ruhet sistemi aktual i monitorimit me kamera per vleresimin e fleteve te votimit vemendje mund ti kushtohet rregullimit te tij ne menyre qe te jete me e lehte per vezhguesit te shohin se per ke eshte hedhur cdo flete votimi. Atyre qe kane te drejte te marrin kopje te regjistrimit te numerimit duhet tu jepen keto kopje menjehere ne baze te kerkeses se tyre.

PS Ajtyresa Nuk e lexojme letren e LSI-se

Pas letres se derguar nga sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama per nisjen e reformes zgjedhore ka ardhur edhe pergjigjja publike e Partise Socialiste. Anetarja e Asamblese se PS-se Megi Ajtyresa tha per letren e derguar ne adrese te kryetarit te grupit parlamentar Gramoz Ruci se nuk eshte nevoja as ta lexojne. Letren e paterices se koalicionit te turpit nuk eshte nevoja as ta lexojme per te kthyer pergjigje. Pergjigjja jone eshte Dorezoni bllokun dhe largohuni bashke me Saliun. Videokusaria juaj nuk eshte nje cudi qe zgjat tri dite po nje turp qe shqiptaret smund dhe sdo tjua falin pas turpit te shitjes se votave te tyre tek Saliu - tha Ajtyresa. Perfaqesuesja e PS-se theksoi se kerkesen per zgjedhje te lira duke theksuar se LSI-ja nuk ekziston me. Zgjedhjet e reja te lira dhe te ndershme do te zyrtarizojne fundin e aventures politike te quajtur ndjese pas LSI. Per shqiptaret qe ju shohin nuk ka me LSI po vetem videokusari. Letra e ndjese pas LSI eshte thjesht perpelitja e videokusarise dhe kjo ishte pergjigjja jone - tha dje Ajtyresa.

OSBE/ODIHR 31 rekomandime per reformen zgjedhore

KUADRI LIGJOR

1. Duke pasur parasysh parimet e barazise dhe mosdiskriminimit duhet rishikuar dispozita e Kodit Zgjedhor qe u jep kryetareve te partive politike te drejta te vecanta kandidimi. Duhet siguruar qe zgjedhesit te dine paraprakisht kandidatet te cilet mund te zgjidhen si rezultat i mbeshtetjes se tyre.

2. Duhet te eliminohet perfshirja e partive politike ne perzgjedhjen e gjyqtareve qe shqyrtojne ankimimet zgjedhore.

3. Duhet te ndryshohen dispozitat ne lidhje me perseritjen e zgjedhjeve ne nje zone

zgjedhore per te shprehur qartesisht dhe pa dykuptimshmeri kushtet e nevojshme per perseritje zgjedhjesh.

4. Duhet menduar per perfshirjen e mekanizmave qe mund ti japin zgjedhesve si individe te drejten e ankimit ne rast te shkeljes se te drejtave te tyre zgjedhore.

5. Kodi Zgjedhor mund te ndryshohet ne menyre qe dispozitat per financim publik te fushatave zgjedhore te mos i japin avantazh disproporcional dhe te padrejte partive parlamentare.

6. Vemendje duhet ti kushtohet ndryshimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor qe kane te bejne me financimin e fushates te cilat duhet te parashikojne deklarimin e te ardhurave dhe shpenzimeve te partive politike gjate fushates dhe per te specifikuar kriteret sipas te cilave KQZ-ja mund te beje vete verifikime te raporteve financiare te subjekteve zgjedhore.

ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE

7. Nderkohe qe duhet ruajtur transparenca dhe perfshirja e formimit dhe funksionimit te administrates se zgjedhjeve Kodi Zgjedhor duhet te ndryshohet me qellim qe te eliminohet cdo lloj mundesie per abuzim apo bllokim te procesit nga partite politike. Ne vecanti duhet te kete mekanizma te efektshme per te plotesuar vendet vakante ne administraten zgjedhore ne rast se partite nuk ushtrojne te drejten e tyre per te bere emerime brenda afateve te caktuara. Kur duhet keto mekanizma duhet te zbatohen menjehere.

8. Me qellim pavaresine dhe profesionalizmin e administrates zgjedhore partite politike nuk duhet te lejohen qe te zevendesojne ne menyre arbitrare anetaret e komisioneve te nivelit me te ulet. Zevendesimi duhet te lejohet vetem per arsye specifike te shprehura qarte ne ligj.

9. Kur eshte e nevojshme KQZ-ja duhet te perdore me shume autoritetin e saj te gjere qe i jep Kodi Zgjedhor sidomos kundrejt komisioneve zgjedhore te nivelit me te ulet. Kur identifikon ose informohet per probleme ne nje KZAZ apo KQV te caktuar KQZ-ja duhet te jete me proaktive ne hetimin dhe zgjidhjen e ketyre problemeve.

10. Duhet te intensifikohet dhe te permiresohet trajnimi i anetareve te KZAZ-ve KQV-ve dhe Grupeve te Numerimit.

REGJISTRIMI DHE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHEumlSVE

12. Banka e te dhenave te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile duhet te pastrohet me tej dhe te perditesohet me qellim qe te permiresohet cilesia e listave te zgjedhesve. Per kete qellim rekomandohet qe te forcohen dhe te ruhen kapacitetet e duhura administrative. Si shumica parlamentare ashtu dhe opozita duhet te konsultohen ne kete proces per te siguruar transparence per te trajtuar mangesite qe mbeten dhe per te parandaluar qe regjistrimi civil dhe regjistrimi i zgjedhesve te behen perseri nje ceshtje politike dhe fushate.

13. Vemendje duhet ti kushtohet rregullimit te sistemit aktual te perpilimit te listave te zgjedhesve per grupe te vecanta zgjedhesish ne menyre qe keta zgjedhes te mos perballen me rrezikun e privimit te votes per shkak te mungeses se eficences apo keqfunksionimit te administrates se institucionit ku ata do te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar.

REGJISTRIMI I KANDIDATEumlVE

14. Duhet hequr kufizimi qe qytetaret te mund te nenshkruajne vetem ne mbeshtetje vetem te nje partie apo kandidati. Qytetaret duhet te kene mundesine te nenshkruajne per cilendo parti ose person te cilit zgjedhin ti mbeshtesin te drejten per te marre pjese ne zgjedhje.

15. Vemendje mund ti kushtohet heqjes se kerkeses qe zgjedhesit te mund ti depozitojne nenshkrimet mbeshtetese vetem perpara nje noteri apo ne KQZ. Ne vend te kesaj personat qe nenshkruajne ne mbeshtetje te nje partie apo kandidati duhet ti japin informacion te mjaftueshem personal nje perfaqesuesi te autorizuar te partise ose kandidatit ne menyre qe te mund te identifikohen dhe kontaktohen nese lind nevoja per verifikim te metejshem.

FUSHATA ZGJEDHORE

16. Autoritetet ashtu si edhe partite politike duhet te marrin hapa vendimtare per te siguruar qe mbi punonjesit e sektorit publik aktivistet politike apo qytetaret e tjere te mos ushtrohet presion qofte per te marre pjese ne aktivitete te fushates qofte per te mos u marre me veprimtari politike apo per te votuar ne nje menyre te caktuar. Cdo rast i nje presioni te tille duhet te hetohet me hollesi dhe fajtoret te sillen perpara drejtesise ne perputhje me ligjin.

17. Duhet te forcohen mekanizmat institucionale me qellim qe te monitorojne keqperdorimin e mundshem te burimeve administrative per qellime fushate si dhe perdorimin e aktiviteteve zyrtare per fushate dhe qe te vendosin pergjegjesit e ketyre akteve perpara pergjegjesise.

MEDIA

18. Vemendje mund ti kushtohet mekanizmave qe minimizojne politizimin e punes se Bordit te Monitorimit te Medias BMM sic eshte krijimi i nje formule tjeter per caktimin e anetareve te ketij Bordi. Ne BMM mund te perfshihen eksperte ne fushen e analizimit te medias ose eksperte te caktuar nga institucione te pavarura te medias dhe jo nga anetare te vecante te KQZ-se.

19. Vemendje mund ti kushtohet trajnimit te anetareve te BMM-se dhe monitoruesve te medias ne analizimin e permbajtjes cilesore dhe sasiore per te bere te mundur qe BMM- ja te vleresoje nese operatoret permbushin detyrimet e tyre te detajuara te cilat jane percaktuar ne Kodin Zgjedhor.

20. Vemendje mund ti kushtohet perfshirjes se mbulimit te te gjitha veprimtarive te qeverise gjate nje fushate zgjedhore ne kohen qe i eshte caktuar partise se ciles i perket kreu i institucionit qe organizon veprimtarine me qellim qe te shmangen interpretime kundershtuese per ate nese nje veprimtari qeveritare ka apo nuk ka lidhje me fushaten.

Me e pakta neni 84.2 b i Kodit Zgjedhor duhet te ndryshohet per te dhene nje perkufizim te qarte ne lidhje me veprimtarite qeveritare qe lidhen me fushaten zgjedhore.

VOTIMI NUMEumlRIMI PEumlRMBLEDHJA DHE SHPALLJA E REZULTATEVE

21. Duhet te garantohet respektimi me i mire i procedurave te votimit nga KQV-te sidomos atyre ne lidhje me fshehtesine e votes dhe perdorimin e bojes per te shenuar gishterinjte e zgjedhesve nepermjet trajnimit te duhur te kryetareve pergjegjesia e te cileve eshte te sigurojne respektimin e dispozitave ligjore.

22. Duhet te zbatohen rreptesisht rregullat ne lidhje me pranine e individeve ne qendrat e votimit dhe ne VNV. Ne vecanti duhet te garantohet qe ne VNV te jene te pranishem vetem personat e autorizuar. Sic parashikohet ne ligj numri i vezhguesve te partive duhet te kufizohet vetem ne ata persona qe mbajne akreditimin e percaktuar. Duhet te parandalohen ne menyre efikase nderhyrjet nga individe te paautorizuar.

23. Vemendje mund ti kushtohet ndryshimit te procedurave te numerimit dhe mbledhjes se rezultateve ne menyre qe te plotesohen afatet perkatese te parashikuara nga Kodi Zgjedhor. Megjithate kjo nuk duhet te behet ne dem te transparences se procesit te numerimit.

24. Kandidatet qe konkurrojne duhet te lejohen te vezhgojne numerimin ne menyre te barabarte. Duhen bere perpjekje te metejshme per te permiresuar mundesine qe vezhguesit te kontrollojne saktesine e numerimit. Sistemi aktual duhet te zbatohet ne menyre te tille qe vezhguesit te mund te shohin se ne cilin grumbull vihet secila flete votimi.

25. Nese ruhet sistemi aktual i monitorimit me kamera per vleresimin e fleteve te votimit vemendje mund ti kushtohet rregullimit te tij ne menyre qe te jete me e lehte per vezhguesit te shohin se per ke eshte hedhur cdo flete votimi. Atyre qe kane te drejte te marrin kopje te regjistrimit te numerimit duhet tu jepen keto kopje menjehere ne baze te kerkeses se tyre.

26. Kodi Zgjedhor duhet te specifikoje qarte se si Grupet e Numerimit dhe KZAZ-te duhet ti trajtojne kutite e votimit dhe kutite me material zgjedhor qe jane konsideruar te rregullta kur jane marre ne dorezim nga KZAZ-ja por qe me vone kane rezultuar me probleme qe tregojne shkelje apo parregullsi te renda. Kodi Zgjedhor duhet te shprehe qarte ne menyre te plote se cilat kushte duhet te plotesohen qe nje kuti votimi te mos perfshihet ne numerim edhe pse kur eshte pranuar eshte klasifikuar si e rregullt. Te gjitha keto raste duhet ti raportohen menjehere KQZ-se. Vemendje mund ti kushtohet shqyrtimit te metejshem te ketij kontingjenti te kutive te votimit me nje vendim te KQZ-se.

27. Vemendje i duhet kushtuar faktit qe perpara se KQZ-ja te mbledhe rezultatet nga zonat zgjedhore ky Komision te zhvilloje hetimet e veta administrative ne lidhje me votimin dhe numerimin e votave bazuar ne konstatimet e KQV-ve KZAZ-ve dhe grupeve te numerimit. Duhet te rishikohet Neni 123 i Kodit Zgjedhor ne menyre qe votat qe numerohen pas nje hetimi administrativ te KQZ-se te perfshihen ne Tabela Permbledhese te Rezultateve.

28. Kur publikon rezultatet paraprake KQZ-ja duhet te perfshije numrin e zgjedhesve te regjistruar zgjedhesit qe u paraqiten per votim dhe fletet e pavlefshme te votimit deri ne nivelin e qendres se votimit.

ANKESAT DHE KEumlRKESEumlPADITEuml

29. Shpallja e pavlefshme e rezultateve nga nje ose me shume se nje qendra votimi nuk duhet te lidhet vetem me ndikimin qe mund te kete kjo ne ndarjen e mandatave. Shkelje te renda te mundshme te ligjit ose arsye te tjera qe tregojne se rezultati eshte cenuar rende duhet te jene arsye te mjaftueshme per te shpallur te pavlefshme zgjedhjet ne qendra votimi dhe per te lejuar nje rinumerim te mundshem.

PJESEumlMARRJA E GRAVE

30. Duhet te rishikohen dispozitat e Kodit Zgjedhor qe percaktojne kuota gjinore per listat e kandidateve jo vetem ne menyre qe te plotesohet standardi prej 30 i kerkuar ne Ligjin per Barazine Gjinore ne Shoqeri por edhe per te mbyllur hapesirat qe i lejojne partite ti shmangen qellimit te vete ligjit. Dispozitat perkatese duhet te rishikohen per te percaktuar qarte menyren se si duhet te arrihet ekuilibri gjinor si ne numrat perfaqesues te cdo gjinie ne liste ashtu edhe ne lidhje me ekuilibrimin e tyre ne renditje ne liste.

PJESEumlMARRJA E PAKICAVE KOMBEumlTARE

31. Fushatat e KQZ-se per informimin e zgjedhesve duhet te shtrihen ne te gjitha komunitetet e minoriteteve ne menyre te fokusuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›