PDIU reagon per kthimin e gjyqtareve ne kufi
Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sot ne lidhje me kthimin ne kufi nga autoritetet greke te gjyqtareve, te cilet dhane vendimin per kreun e OMONIA-s ne Korce, Naum Disho. Ne nje deklarate per shtyp PDIU-ja, thekson se gjesti i pales greke eshte i papranueshem. "Ky veprim i ulet eshte nje pershkallezim i sjelljes aspak dinjitoze te deritanishme te autoriteteve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptare qe kane lindur ne trojet autoktone shqiptare te Camerise flet per nje axhende te qarte shoviniste qe po pervijohet ne nivele shteterore greke qe ve ne pikepyetje jo vetem fqinjesine e mire ne rajon, por edhe nivelin e modernitetit te ketij shteti", - thuhet ne reagimin e PDIU. Duke ju referuar kthimit te qytetareve came, PDIU thekson se eshte ndjekur e njejta procedure edhe per zyrtaret shqiptare. "A mos valle edhe kesaj radhe behej fjale per nje rast te ngjashem me mosnjohjen e toponimeve tona came prej shtetit grek dhe kerkohet qe ne dokumentet e zyrtareve tane te shkruhet "dhikastis" dhe "isangjeleas" ne vend te gjykatesit dhe prokurorit?", - thuhet ne reagimin e PDUI.