KLD, penallti e gjuajtur me top te shfryre Basir Collaku
Nuk eshte se po e marr hua ngjarjen, por aktualiteti ngjet fort me filmin e se shkuares, "Mengjese lufte", kur djali "pronar" i topit te llastikut, djali i beut te sajuar, pra Topbeu, te vetmit ne mehalle ndoshta, hidhet tere gjoks e fort vrenjtur, duke iu hakerryer bashkemoshatareve atdhetare rrotull tij, se penalltine e gjuan ai, sepse, ata e dinin, TOPI, ishte i tij. Puna vajti lemsh pastaj me penalltine qe s'u be dot gol dhe me qenin nazist e te tjere gjermane, por ai e mori topin e llastikut edhe ndeshjen e fundit pa shenuar asgje, doli si thote bute e mencur populli, huq. Ngjashmeria nuk shkon fort me sasine e kooperatives qe beu po tenton te riformoje gjysme shekulli me vone ne Tirane me dyshime te forta, por kerkon te shtiret si djali qe ka ende topin e llastikut per ta gjuajtur.
Duket se presidenti i vendit, zoti Bamir Topi, ditet e fundit te mandatit te pare e te vetem, ne zyren e kreut te shtetit, po e harxhon me vrullin e partise pa emer dhe me nervat e opozitarit te rene nga vakti politik, ne perpjekjen per te demonstruar ate qe nuk ka pasur, forcen vendimmarrese kunder shumices. Kete mbase po e ben per te dhene nuancat e nje drejtuesi te forte neser ne partine e pashpallur, por dukshem aleate e socialisteve ne perditshmerine e reagimeve ndaj mazhorances. Kjo, behet duke i sherbyer pa vend partise qe ai ka udhezuar te formesohet me pasuesit e tij ne periferi te partive te medha, ne udhen e tyre te aleances me Edi Ramen dhe Partine Socialiste, njeriun model te humbjeve e shperfilljes se bashkepunetoreve, qofshin dhe te sigurimit te dikurshem te shtetit. Zevendeskryetarin e Keshillit te Larte e caktoj une, ka ngutur veten te rrefeje zoti Topi, duke deshmuar se inatin tashme e ka me oret e mbetura dhe s'ka ndermend te marre leje, apo konsulte me askend per t'ia dale ne vepren e radhes, se paku kunder Partise Demokratike.
Sigurisht, ne nenin 12 te Ligjit per funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, zoti President e gjen ne paragrafin e pare te drejten te propozoje nenkryetarin e qeverise se drejtesise, por qe do te punoje ne kete mandat pasues me nje tjeter president dhe jo me zoterine qe po shkon drejt mbylljes se detyres presidenciale. Ministri i Drejtesise, zoti Eduart Halimi, ka kerkuar nga presidenti te terhiqet nga "zjarri" i ri qe ka ndezur ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Shtojme ketu per hater te se vertetes nen sundimin e dyshes pesevjecare Topi-Spahiu, punet ne drejtesi kane shkuar nga keq, ne shume keq, dhe nuk ka ku te shkoje me keq.
Duke iu pergjigjur interesit rrufe te kreut te shtetit qe ne raste te tjera si ne Gjykaten e Larte dhe drejtues institucionesh kushtetuese mendohej me muaj, ministri Halimi, ben me dije se nepermjet nje letre zyrtare do t'i kerkoje presidentit te vendit pezullimin e vendimit ku ai propozoi Ilir Musafajn per postin e zv.kryetarit, post i cili mbeti vakant pas doreheqjes se Kreshnik Spahiut, njeriut ndaj te cilit ka nje kallezim penal ne prokurori per shkelje dhe abuzime shume shqetesuese. Pa e vrare mendjen gjate, ish-demokrati tashme socialist, nuk ka respektuar qytetaret se perse vullneti i tij bie ndesh me ate cka eshte percaktuar ne nenin 143 te Kushtetutes, ku percaktohet se qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnje detyre tjeter shteterore, politike ose private. Shkelja nis ne krye te pretendimit te zotit Topi, kur preket menjehere neni 147 i Kushtetutes ne paragrafin e pare te te cilit eshte percaktuar saktesisht perberja e Keshillit te Larte te Drejtesise, ku thuhet se ne kete institucion duhet te jene 9 gjyqtare te te gjitha niveleve, te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore. Pretendim-propozimi kreut te shtetit, per te zgjedhur njerin nga gjyqtaret, nenkryetar, duke e cuar ne tete numrin e gjyqtareve anetare te KLD, eshte mirefilli lexim i pakujdesshem i Kushtetutes, por lexim i paramenduar politik, eshte nje qellim protagonizmi pa shkak, sesa zbatim ligjor i te drejtave te tij per te kontribuar ne formatimin e duhur te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Dhe duhet te vijme tek pyetja, se perse hesht, perse behet i padukshem presidenti per zullume te dukshme?
Mendoj se kjo eshte pyetje munduese per shume lexues shqiptare edhe prej atyre qe e kane votuar pro dikur apo socialisteve qe e votojne pro sot, per bemat e Spahiut? Asnje cast si epror i tij i drejtperdrejte, nuk ka rrefyer nese eshte bashkefajtor ne vendimmarrje, te cilat kane ndikuar negativisht ne punen e gjyqesorit, por edhe te KLD?
Zoti Topi, ose duke respektuar vullnetin e tij, kryetari i Partise Pa Emer, duhej te na thoshte se Spahiu duhet hetuar per te na treguar ku gjenden parate e partise se re, e cila ka dy vite shetitese ne oaze lindore. Dyshime ka per dyshime te medha?!
Jane bere abuzime financiare?
Natyrisht nuk ka kohen te pergjigjet mbase per financat e partise se tij, sepse brenda ndjekesve ka dhe biznesmene politikane, te ikur nga PD - me vjedhje e me privilegje te pamerituara. Ketu, faji tolerant nuk mbetet ne anen e Berishes, pasi ata duhet te kishin lare hesapet me drejtesine, por serish nuk mund te themi se eshte vone. Pra, opozita e bashkuar ku bejne pjese si vartes te Rames edhe zoti Topi, Spahiu e te tjeret vasale jetime, eshte hedhur ne sulm duke perdorur tere potencialin mafioz per te mos leshuar pushtetin ne drejtesi, ate qe duhet ta lene te lire e te rimekembet nga ata qe duan Kushtetuten e ketij vendi, te drejten, e sadopak te ardhmen e shqiptareve. Shqiperia eshte e lashte dhe e madhe sa pakkush mundet ta mate dhe meriton te marre kontributin e politikaneve e jo partickave presidenciale, teksa bredhin me top llastiku nder sqetulla, me shpresen e rreme se kane radhen per te gjuajtur penalltine, apo burrave te shkurter qe Zoti s'i la te shkojne me shume se metri perpjete fizikisht. Topbeu, me sa duket, nuk ka porte ku te gjuaje penalltine pa albiter, e me top te shfryre. Mafia, asnjehere nuk e ka te shkruar ne balle apo ne rroba se si dhe ku do te veproje, e me cilet personazhe politike do te perfaqesohet. Shenjat flasin, ndaj duhet vullnet i forte per t'i lexuar, per aq sa koha na mundeson reagimin dhe parandalimin e kompozimit te emrave me politiken dhe tendencen e te berit faktor ne disa vendimmarrje neser, per hater te shume parave te papastra nder duar.