E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU vijon turin elektoral ne Elbasan

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet vijoi takimet elektorale ne qytetin e Elbasanit ku kreu i kesaj force politike Shpetim Idrizi ftoi te gjithe shqiptaret sidomos ata qe refuzojne te votojne me vetedije qe te bashkohen me PDIU-ne me partine qe sipas tij ka treguar se motivi i saj eshte vetem ceshtja kombetare.

Une dua te ftoj te bashkohen me ne te gjithe ata qe me vetedije refuzojne te votojne sepse ne i themi voto nje force politike qe ne themel te saj ka zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare qe nga ajo historike te krijuar ne vitin 1913 dhe deri tek te gjitha problemet qe sot shqetesojne qytetaret e Republikes se Shqiperise. Sigurisht ata tek forca jone do te gjejne nje aleate te qytetarit nje aleate te kombit shqiptar nje aleate te flamurit. - tha Idrizi.

Ne fjalen e tij kreu i PDIU-se parashtroi pikat kryesore programore te kesaj force duke u ndalur vecanerisht tek bashkimi ekonomik i shqiptareve. Sipas Idrizit ekonomia e Shqiperise dhe ajo e Kosoves duhet te jete komplementare dhe jo konkurruese dhe se duhet te konkurrohet ne nje treg te lire ne hapesirat mbareshqiptare.

Ne ne themel te programit tone kemi bashkimin ekonomik te shqiptareve. Te thuash keshtu nuk eshte nje sakrilegj sepse ekonomia e Shqiperise dhe ekonomia e Kosoves duhet te jene ekonomi komplementare dhe jo konkurruese. Ne sot duhet te krijojme nje treg real ku qarkullojne mallrat idete dhe njerezit. Kjo eshte nje nder pikat thelbesore te Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet. - deklaroi z. Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›