Ne faraonet
Po merr forme nje koncept i ri per analistin e pavarur qe misherohet ne pritjet e publikut por edhe ne veprimtarine e analistit vete. Sipas ketij koncepti analist i pavarur nuk eshte ai qe shkruan flet dhe arsyeton ne menyre te pavarur nga partite politike dhe grupet e medha te interesave por ai qe shkruan flet dhe arsyeton sikur te ishte i pari qe e ka vene penen ne pergamene qe prej Frang Bardhit e ketej.
I pavarur jo nga partite dhe korporatat por nga koleget e vet nga njerezit qe ka rrotull siper dhe poshte vetes nga librat qe lexon nga konjaku qe pi nga dioksidi i karbonit nga efekti serre nga peshtymat qe shkemben me te tjeret gjate debatesh te zjarrta.
Une kam disa probleme me vete termin analist meqe analist eshte kryesisht ai qe ben analiza ndersa disa prej nderhyrjeve te ketyre burrave e ndonjehere grave ne mediat jane gjithcka pervecse analiza. Ne raste te rralla u qellon te jene edhe sinteza - bie fjala. Ose deduksione. Ose hipoteza. Lista e mundesive zgjatet pertej horizontit.
Nuk di kush ua ka mbushur mendjen anetareve te ketij klubi prestigjioz qe hapi i pare drejt pavaresise eshte te shperfillin koleget e tyre.
Ndoshta ideja se mendimi i pavarur eshte ai mendim qe lind ne menyre te pavarur.
Kjo me kujton nje rrefenje qe tregon Herodoti per faraonin egjiptian Psamtik I. Ky monark qe ia kish kushtuar kohen e lire psikolinguistikes vendosi te gjente se nga e kishin prejardhjen gjuhet me ane te nje eksperimenti. Mori dy bebe te porsalindura dhe ia dha nje bariu me porosine qe askush te mos u fliste derisa keto te flisnin vete - dhe bariu me kete rast do te regjistronte fjalet e tyre dhe pastaj do te mund te gjendej edhe gjuha qe u vinte femijeve se brendshmi Chomsky ne antikitet.
Me pas bariu te cilit nuk i eshte mbajtur mend emri raportoi se nje prej femijeve i uritur kishte belbezuar bekos e cila ne frigjishte ka kuptimin buke qe ketej u arrit edhe perfundimi se frigjianet ishin me te lashte se egjiptianet dhe se frigjishtja ishte gjuha e pare qe kish folur insani.
Pellazgologeve nuk u ka shpetuar ngjashmeria e frigjishtes bekos me shqipen e sotme buke. Kot nuk kane thene qe Thot parlava albanese....
Ne kursin e historise se gjuhesise se pergjithshme me kane shpjeguar se femija e kish degjuar fjalen bekos nga tregtaret frigjiane qe ndaleshin per te kaluar naten ne te njejtin han ku banonte edhe bariu me dy bebet qe ia kish dhene per te eksperimentuar Psamtiku nje bari me dy bebe ne sqetull - ja nje shembull i meritueshem per mashkullin e sotem sa metroseksual aq edhe pedofob.
Tani per tu kthyer tek analistet une sikurse te gjithe ju te tjeret rrime dhe mbajme frymen dhe presim qe keta te thone bekos.
Ndonjehere ndonjeri ndokund guxon - duke vene koken ne rrezik me vetedije - dhe permend ndonje kolegun e vet. Sic e tha edhe Abedin Dybeku dje ne kryeartikull... sic e ka verejtur prej kohesh kolegu im Pashk Pashmagja... Nuk dua te perserit ketu mendimin e analistes Mukadez Hirra...
Reagimi i publikut A-HA. Me ne fund e morem vesh per ke punon. Ne cilin canak ha kush te paguan kush te mban me ylef kujt ia lepin sahanet kujt ia ke nevojen kujt ia mban anen kujt ia mban pallton kujt ia mban canten me dosje dhe dokumente kujt ia nget makinen. Me ne fund e morem vesh nga cili varesh o i pavarur.
te beje analisti i shkrete Vete konteksti ku jeton dhe punon e shtyjne ti kerkoje burimet tutje dhe lart atje ku ajri rrallohet dhe marrin fryme vetem perendite.
Sic e ka thene edhe Nietzsche-ja... E keni vene re sa popullor eshte Nietzsche-ja me keta kolege majtas dhe djathtas radikale dhe te moderuar progresive dhe konservatore qofshin Sic e kishte zakon te shkruante Freud-i...
Per Freud-in nuk dua te shtoj gje meqe Freud-i ka qene analist vete ose me mire nje nga shpikesit e fjales bekos qe ia hap dyert sakaq pavaresise origjinalitetit dhe respektit.
Vijne edhe te tjere pas Weber-i Schopenhauer-i Foucault-i Baudrillard-i Eco-ja Zhizhek-u Agamben-i... Nuk po i permend ketu Althusser-in Badiou-ne Toni Negri-n Abercrombie Fitch-in dhe te tjera pucrra te moshes tek e fundit edhe Forever 21 eshte nje lloj utopie sado e pademshme.
Ti e kalon gjithe diten duke pire kafe me Abedin Dybekun ose duke u zene ne televizion me kusheririn tend Ag Brahusha pastaj vihesh te qendisesh nje analize dhe meazallah se ulesh me poshte se Hegel-i ose fundja edhe Kritika e arsyes se kulluar e Kant-it por jo e arsyes praktike - kurrsesi.
Rezultati keshtu zbulojme ujin e nxehte scopriamo lacqua calda thote italiani por une e kam gjetur te Gramsci. Imagjinoni nje bote ideale utopike ku fizikaneve do tu kerkohej - para se te lejoheshin te luanin me Gods Particle te formulonin nga e para modelin heliocentrik te Kopernikut pa e cituar kete te fundit dhe Galileo-n bashke me te.
Duke vrojtuar qiellin une arrita ne perfundimin logjik se terrae motor solis caelique stator...
Keta do te quheshin tash e tutje fizikane te pavarur.
Dulcis in fundo per ta thene ne latinisht me Kopernikun - analistet dhe ketu nuk e perjashtoj as veten i mbajne mend mire ato qe kane shkruar dhe thene vete.
Sic e pata verejtur qe ne vitin 1972... Prej kohesh e kam thene dhe perseritur... Ne nje artikull qe botova ne te perditshmen Dagbladet... Ne nje konference ku me kishin ftuar te flisja por ku nuk fola sepse mu vonua avioni...
Te gjithe nuk e harrojme dot se kur kemi thene bekos per here te pare. fare eshte pra analisti i pavarur Ose per ta thene nga nje kendveshtrim tjeter origjinal doemos kush po eksperimenton me ne
Saktesojme se opinioni i djeshem me autor kolegun Lorenc Vangjeli botuar ne Shekulli Online me titull Fluturues eshte marre nga MAPO maj 2009