E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahin policin, nën hetim tre vëllezër nga Tropoja, njëri prangoset

Drejtoria e Policise ne Kukes Tropojë, 18 Dhjetor, 11:35, NOA - Zënka e çastit ka bërë që tre vëllezër nga Tropoja të godasin dhe të plagosin një efektiv të Policisë së Bajram Currit.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit, thanë se, tre vëllezër nga Tropoja, dy prej të cilëve adoleshentë, janë vënë nën hetim, pasi mbrëmjen e kaluar në bashkëpunim me njëri- tjetrin goditën me mjetë të forta, për shkak të detyrës, një punonjës të komisariatit të policisë së këtij rrethi.

Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, konfirmoi për agjencinë NOA se, “20-vjeçari Kastriot Niklekaj, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij adoleshentë plagosën pas një grindjeje të çastit një polic të Tropojës". Ndërkaq që policia nuk bëri të ditur identitetin e policit të plagosur, por tha se pas ndihmës mjekësore ai është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ndaj 20-vjeçarit është marra masa e arrestit në flagrancë, me akuzën e goditjes së personit për shkak të detyrës, ndërsa dy vëllezërit e tij po ndiqen në gjendje të lirë.

b.c/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›