E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-së bojkoton seancën parlamentare të kuvendit

Valentina Leskaj Tiranë, 18 Dhjetor, 13:03, NOA – Bojkotohen punimet e Kuvendit nga grupi parlamentar i PS-së. Ata bënë kërkesën për depozitimin e shpejtë në parlament të dekretit të Presidentit për ligjin e Kodit zgjedhor dhe pas kësaj ata u larguan.     

Pas ndërprerjes së punimeve sotme në Kuvend, kërkuar nga kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, deputetët e PS-së dolën me vendimin për të mos marrë pjesë në votimin e p/ligjeve në parlament, deri në sjelljen në seancë të dekretit të Presidentit për Kodin zgjedhor.

"Grupi i PS-së denoncon farsën e turpshme dhe përpjekjen e kryeministrit Sali Berisha për diversion, një përpjekje për të dështuar procesin zgjedhor për interesa të tij. Ndaj deputetët socialistë nuk do të jenë në seancë në votimin e asnjë ligji, përsa kohë në parlament nuk do të vijë dekreti i Presidentit për kodin zgjedhor", deklaroi Leskaj në seancën e sotme.

a.n/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›