E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks per 2 mije leke, ndalohet 35-vjecarja

I jane dashur tre muaj vezhgim te rrepte dhe nje agjent i infiltruar policise se Fierit per te mberthyer “me presh ne dore” nje 35-vjecare qe prostituonte ne rrugen kombetare Fier-Lushnje. Fatmira K. banore e lagjes “18 tetori”, te qytetit te Lushnjes, eshte arrestuar ne flagrance, paraditen e djeshme, ne mjediset e ish-fabrikes se plasmasit. Gruaja 35-vjecare eshte mbajtur nen survejim per nje kohe te gjate, perpara se policia te finalizonte operacionin e koduar “Prostituta e rruges”. Sipas inspektoreve te policise, Fatmira K., dilte prej gati 3 vjetesh ne vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savres”, ku “gjuante” klientet. Pasi hipte ne automjetin e tyre, ajo u bente propozimin per seks me pagese, me tarifa qe varionin nga 2 mije leke ne rruge deri ne 5 mije leke ne motel.
Nje agjent i infiltruar u ngarkua me detyren per te futur ne kurth 35-vjecaren. Duke u shtirur si klient, polici ka pranuar te paguaje tarifen. Ndersa automjeti eshte parkuar ne nje zone te braktisur dhe “klienti” ka parapaguar “sherbimin”, tre automjete te policise kane rrethuar vendin. Burime nga uniformat blu pohuan se informacioni eshte servirur nga nje “kolege” e Fatmira K., e cila eshte arrestuar tre muaj me pare, nen te njejten akuze. Ne harkun kohor te nje viti, zyra e antitrafikut ne Fier ka ndaluar 13 prostituta dhe ka bllokuar 5 lokale, te cilat shfrytezonin gra e vajza per seks me para.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›