PDK akuzon Haradinajn për sulmin ndaj Thacit
PRISHTINE- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit kundër liderit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ka ndodhur sot në Deçan.
“Sot, në Deçan, u tentua të kriminalizohet demokracia dhe vota e lirë e qytetarëve nga bandat e krimit që për vite të tëra terrorizojnë natën Kosovën. Në tubimin elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Deçan, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i vendit, z. Hashim Thaçi, ka ndodhur një sulm i rëndë, ku janë përdorur mjete të forta dhe armë, duke vënë në rrezik jetën e pjesëmarrësve të tubimit dhe të delegacionit të lartë të PDK-së”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
PDK-ja madje ka akuzuar direkt liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si organizator të këtij sulmi. “Të nxitur dhe të organizuar drejtpërdrejtë nga Ramush Haradinaj, duke përdorur edhe njerëz të inkriminuar dhe të ikur nga drejtësia, sot në Deçan u provua të përdhoset dhe të frikësohet vota e lirë e qytetarëve”, thuhet me tej në reagim.
Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e rendit që të bëjnë hetimet e nevojshme, veçanërisht ndaj përdoruesve të armëve dhe nxitësve të dhunës dhe që t’i vënë ata para drejtësisë.
“I kujtojmë Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votën e vullnetit të lirë dhe jo me dhunë e armë. Deçani, si gjithë Kosova, është pjesë e demokracisë dhe krenarisë së Kosovës. Vota e lirë është e shenjtë për çdo qytetar që me aq sakrificë ka kontribuar për ndërtimin e shtetit tonë”, thuhet në reagim.
“I ftojmë qytetarët e Deçanit dhe Kosovës që të jenë të qetë, të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve dhe që të votojnë lirshëm për demokracinë dhe për të ardhmen e tyre të sigurt. Kosova dhe qytetarët e saj, më 15 nëntor do t’i tregojnë botës së qytetëruar se janë të përcaktuar për demokraci dhe pluralizëm politik”, përfundon reagimi i PDK-së.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)