E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet vepra e Ismail Kadare “E penguara“

TIRANE- Universiteti Europian i Tiranës organizoi promovimin e veprës së plotë të shkrimtarit Ismail Kadare në bashkëpunim me shtëpinë botuese Onufri. Në këtë eveniment të vecantë mori pjesë dhe vetë shkrimtari Ismail Kadare i cili e cilësoi të vecantë këtë rast.
Ndërsa ju përgjigj interesimit të gazetarëve për veprën e tij të fundit “E penguara” ai shpjegoi se kjo vepër u kushtohet vajzave shqiptare dhe se vetë ai është i prekur nga brengat e tyre.

Shkrimtari i madh vlerësoi lexuesin shqiptar si bazik në veprën e tij. “Me të ka lindur vepra ime ndaj ai është gjithmonë i vecantë” është shprehur Kadare.
Përfaqësues të tjerë në këtë ceremoni vlerësuan veprën e shkrimtarit shqiptar duke thënë se ai është një ndër më të mëdhenjtë në letërsinë botërore. Relatorë të ndryshëm nuk nguruan ta cilësojnë shkrimtarin e shquar, një klasik të gjallë të letërsisë europiane dhe asaj botërore.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›