Karaxhic kërkon heqjen e avokatit mbrojtës
HAGE- Ish lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic, ka kërkuar nga Gjykata për Krime Lufte në ish Jugosllavi që të dëgjojë apelin e tij kundër caktimit të avokatit mbrojtës, pas bojkotimit të seancave gjyqësore prej tij.
Javën e kaluar gjykata urdhëroi që Karaxhic të përfaqësohet nga një avokat mbrojtës, dhe e shtyu gjykimin e tij deri në mars 2010, në mënyrë që tu japë kohë avokatëve për t'u përgatitur.
Karaxhic vendosi të vetëmbrohet, por bojkotoi tre ditët e para të gjykimit, me pretendimin se i duhet më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.
Mbi Radovan Karaxhic rëndojnë 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995.
(e.n/rel/BalkanWeb)