E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekzekutohet në mbrëmje 38 vjecari

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. 38 vjecari Arben Visha është ekzekutuar me armë në afërsi të Shishtufinës. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, ndërsa viktima ka gjetur vdekjen rrugës duke shkuar për në spital.

Sipas policisë që ndodhet në vendin e ngjarjes, mësohet se viktima Arben Visha ka marrë dy plumba në trup. Visha u qëllua me pistoletë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur një grup hetimor. Sipas të dhënave të fundit nga policia, ende nuk dihet se kush është autori i vrasjes. Policia është duke hetuar edhe për motivet e krimit me pasojë vdekjen e 38 vjecarit Visha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›