Gruevski: Greqia nuk dëshiron zgjidhjen e cështjes së emrit
SHKUP-Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski deklaroi sot se, bllokada eventuale greke për Maqedoninë, kësaj radhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, do të jetë sinjal se fqinji jugor nuk dëshiron që të zgjidhet kontesti për emrin.
"Shpresoj se pala tjetër do të hyjë kësaj radhe me dëshirën që ta zgjidhë kontestin, e jo me dëshirë që të mos e zgjidhë. Se a dëshiron me të vërtetë ta zgjidhë kontestin do të shohim në dhjetor për këtë çka nëse ndodh bllokadë kjo do të jetë sinjal se ata gjegjësisht nuk dëshirojnë ta zgjedhin kontestin", deklaroi Gruevski.
Bllokada nga Greqia për antarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht, thekson Gruevski, tregon se kjo nuk është mënyrë për zgjidhjen e kontestit, pasi ka kaluar një vit dhe problemi nuk është zgjidhur.
"Ekziston një përvojë edhe për ata të cilët e bëjnë bllokadën për rezultatet nga ajo. Nëse në bazë të kësaj përvoje sërish bëjnë bllokadë ky është një sinjal i keq sepse gjegjësisht nuk janë të përgatitur për zgjidhjen e kontestit", tha kryeministri i Maqedonisë. Sipas tij, pala e Maqedonisë bën gjithçka që është në fuqinë e saj, apelon në të gjitha anët dhe pret zgjidhje.
(m.a/mia.BalkanWeb)