E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK drejt koalicionit me AAK-ne e Haradinajt

Kreret e dy partive te dala nga UCK-ja kane zhvilluar takime te fshehta

Ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale ne Kosove kane filluar diskutimet mbi aleancat e mundshme per qeverine e re. Dje ne qarqet e Prishtines eshte njoftuar per takime ndermjet drejtuesve te Partise Demokratike te Kosoves qe drejtohet nga Hashim Thaci dhe kreut te Aleances per Ardhmerine e Kosoves e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj. Sipas njoftimeve nga Prishtina ne keto takime eshte folur per nje koalicion te ardhshem mes PDK-se dhe AAK-se.

Fitorja e Partise Demokratike te Kosoves ne zgjedhjet e 12 dhjetorit do te nenkuptonte arritjen e marreveshjes se koalicionit me partine e Ramush Haradinajt AAK-ne.

Burime te besueshme nderkombetare i kane thene portalit Indeksonline se keto dy parti pavaresisht dallimeve qe kane do te shkojne drejt qeverisjes se perbashket dhe tashme jane sugjeruar si te ecin dhe sillen ne te gjithe kete proces.

Sipas ketyre burimeve zyrtaret e ketyre dy partive jane sugjeruar te mos e sulmojne njera-tjetren gjate fushates sic kane bere deri tani. Nderkombetaret e kane marre persiper ta pergatisin publikun per kete lloj koalicioni midis ketyre dy subjekteve. Arsyet drejt koalicionit thuhen te jene negociatat e reja Kosove-Serbi dhe nevoja per koncesione te reja per Veriun e vendit qe do te mund te udhehiqeshin prej nje qeverie stabel.

Muajin e shkuar mediat raportuan per dy takime te fshehta te nenkryetarit te AAK-se Blerim Shala me Kryeministrin Hashim Thaci ndersa LDK-ja e Isa Mustafes e ka bere te qarte qe nuk do te qeverise me me PDK-ne.

Fushata

Krere te PDK-se qe njeheresh udheheqin edhe me institucionet e vendit kane vazhduar tubimet me qytetare duke u dhene premtime elektorale por nuk pranojne se po bejne fushate. Per kete ata kane zgjedhur nje term interesant duke e quajtur parafushate. Thaci e Krasniqi ne aktivitetet ne Prizren e Therande ne thumb te kritikave kane pasur partneret e ish-koalicionit duke thene se zgjedhjet e muajit te ardhshem jane si pasoje e shkelesve te Kushtetutes. Thaci ne asnje moment nuk ka hezituar tua uronte fitoren e PDK-se prizrenasve e njesoj ka bere edhe ne Therande. Premtime qe iu ngjanin atyre elektorale ishin ato per liberalizimin e vizave dhe anetaresimin ne NATO. Sekretari i pergjithshem i PDK-se dhe Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi beri thirrje per zgjedhje demokratike dhe mobilizim te te gjithe anetareve te PDK-se drejt edhe nje fitoreje tjeter.

Nje premtim tjeter ne nisjen e fushates nga ana e PDK-se ka qene rritja e pagave. Sipas Kryeministrit Thaci nga janari i vitit te ardhshem do te kete rritje te pagave me 50 per qind per mesimdhenesit e arsimit te mesem dhe fillor. Ky premtim eshte bere pas takimit me kryetarin e Sindikates se Bashkuar te Arsimit Ali Shabani. Thaci ne kete rast u shpreh se qe ne fillim te marrjes se mandatit te kesaj qeverie ka pasur premtime per kete dhe tani do te realizohet. Ndersa Ali Shabani nga SBASHK-u tha se po realizohet nje kerkese imediate per punetoret e arsimit.8232E bejme kete per te investuar ne edukim duke qene te bindur se investimi ne edukim eshte investim ne ekonomi ne krijimin e vendeve te reja te punes dhe ne rritjen e mireqenies sociale te qytetareve te vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›