Vazhdojne reformat
Edhe pse pranon se drejtesia ne Kosove vazhdon te jete e brishte megjithate Enver Peci kryesues i Keshillit Gjyqesor te Kosoves nuk pajtohet me te gjitha kritikat e Raportit te Progresit ne lidhje me drejtesine ne vend.
Ne nje interviste per radion Evropa e Lire ka thene se megjithate ne kete sistem ka pasur progres. 147Ne pika te shkurtra mund te cek se ky progres konsiston ne procesin e riemerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve dhe ne pergjithesi Kosova ka shenuar progres ne kete sektor. Si kryesues i Keshillit me te vertete nuk jam i kenaqur me te gjitha te arriturat. Para tete muajsh une kam ardhur ne kete pozite dhe me te vertete jane ndermarre disa hapa148 ka thene Peci.
Ai tregon se ne sistemin gjyqesor ne Kosove e presin sfida te medha.
KGJK-ja sipas tij eshte duke u munduar qe ato sfida qe jane me aktuale t146i vene ne prioritet e qe per nje kohe sa me te arsyeshme edhe ato mangesi qe jane theksuar ne Raportin e Progresit te permiresohen
Peci nuk pajtohet se qarqe politike po ndikojne ne sistemin e drejtesise dhe ne procesin e reformimit ne kete sektor.
Por nuk e hedh poshte mundesine qe politika te kete ndikuar ne procesin e riemerimit dhe emerimit te gjyqtareve por jo tek ai.
147Personalisht mund t146ju them qe tek une nuk ka ndikuar dikush ne menyre te drejtperdrejte sa i perket ketij procesi. Nuk e di tash a adresohet edhe Raporti edhe ne aspektin e sistemit te drejtesise ne pergjithesi domethene prej kompetenteve te tjere prej ndjekjes prej Prokurorise Gjyqesise...148 ka thene Peci.
Kryesuesi i KGJK-se sqaron edhe mos funksionalizimin e gjykatave ne veri te Mitrovices.
Problemi i Mitrovices sipas Pecit eshte nje problem politik dhe se e ka tejkaluar Keshillin Gjyqesor sa i perket vendimmarrjes. Megjithate sipas Pecit jane bere disa biseda dhe perpjekje ne menyre qe gjykatat atje te jene sa me funksionale. Por sipas tij pushteti ne Beograd eshte duke bere presion te madh ndaj kandidateve te nacionaliteti serb.
147Une nuk e di se si do te rrjedhe ceshtja e bisedimeve mirepo eshte edhe nje rrezik i madh ne qofte se ne hyjme ne bisedime sa i perket funksionalizimit te atyre gjykatave ngase pushteti ne Beograd eshte duke bere presion te madh ndaj kandidateve te nacionalitetit serb dhe po e pamundeson kryerjen e puneve per te cilat ata jane percaktuar148 ka thene Peci.
Peci ka folur ne kete interviste edhe per procesin e emerimit dhe riemerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve te Kosoves.
Ai sqaron se procesi i reformes se sistemit gjyqesor eshte ne dy fusha procesi i riemerimit dhe emerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve dhe procesi i kompletimit te legjislacionit adekuat per funksionimin normal te sistemit gjyqesor.
Megjithate ai shprehet i kenaqur pjeserisht.
147Eshte verifikuar secili kandidat ne menyre te paanshme prej nje komisioni te paanshem nderkombetar fillimisht i cili me vone eshte plotesuar edhe me komisionare vendore. Ndersa nuk jam i kenaqur me faktin se motivimi i gjyqtareve dhe prokuroreve per keto pozita ka qene i ulet keshtu qe nuk kemi mundur t146i plotesojme te gjitha vendet e kerkuara sipas konkursit qe ka shpallur Komisioni i Pavarur148.
Ai tha se kane mbetur pa u plotesuar edhe 120 vende qe jane gjyqtare dhe prokurore. Sipas tij eshte menduar qe deri kah qershori i vitit te ardhshem te plotesohen te gjitha nivelet.
Shpresa
Enver Peci shpreson se pasi jane rritur pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve do te plotesohet edhe ky vakuum. Kryesuesi i KGJK-se si hap te mire ka permendur miratimin e ligjeve themelore te drejtesise. Megjithate ai tha se nuk jane te kenaqur sepse nuk kane qene te perfshire prej fillimit ne hartimin e ketyre ligjeve. 147Me siguri qe ato ligje do te ishin me kualitative por une shpresoj se ne te ardhmen edhe legjislativi do ta kuptoje se pa ata qe e zbatojne ligjin edhe ligji do te jete me i dobet148 tha Peci.