E Diel, 1 Nëntor 2026

Rahovec KQZVotuan 40.51 perqind e votuesve

PRISHTINEuml- Rahovecivotoi sot ne zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar komune ku garojne pese parti. Kandidatet jane Xhelal Canziba PDK Ibrahim Kryeziu LDK Smajl Latifi AAK Rexhep Oruqi AKR dhe Luljeta Kadiri LDD.

Ora 2024- Rahovecvotuan 40.51
Rreth 40.51 per qind e me shume se 49 mije votuesve te regjistruar ne listat e votimit moren pjese sot ne zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar komune te Rahovecit ndersa rezultatet paraprake pritet te shpallen sonte rreth ores 2200.
KQZ beri te ditur se ne oren 19.00 u mbyllen te gjitha qendrat e votimit te cilat ishin te hapura qe nga ora 07.00. Te gjitha 71 vendvotimet jane mbyllur me kohe dhe nuk eshte raportuar ndonje parregullsi qe do te demtonte imazhin e ketij procesi zgjedhor tha kryetarja e KQZ-se Valdete Daka sonte ne nje konference shtypi. Nuk kemi ndonje incident serioz i cili do te demtonte procesin zgjedhor. Ndoshta ka pasur ndonje parregullsi te vogel por jo ndonje incident i cili e demton kete proces shtoi ajo duke u pergjigjur interesimit te medias.
Edhe sipas te dhenave nga vezhguesit e Demokracise ne Veprim nuk jane shenuar parregullsi te medha qe demtojne procesin zgjedhor.

Ora 1200-KQZ Votuan 8.23 per qind e votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove beri te ditur se deri ne oren 11.00 ne zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar te komunes se Rahovecit kane marre pjese 8.23 per qind nga me se 47 mije votuesit potenciale te kesaj komune.

Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka tha se nuk eshte raportuar per parregullsi apo incidente ne vendvotime.
Nga raportimet qe jane derguar nga menaxheret e 34 qendrave te votimit ne 71 vendvotime deri ne kete moment te raportimit nuk eshte raportuar per ndonje parregullsi apo ndonje incident qe do te demtonte imazhin e ketij procesi zgjedhor beri te ditur Daka.

Nderkohe sipas rrjetit te organizatave joqeveritare qe po monitoron procesin zgjedhor ne komunen e Rahovecit nuk jane shenuar parregullsi te medha.

Ne Rahovec pastaj fshatrat Palluzhe Drenoc Cifllak Krushe Rahovec Senoc Sopniq Nagavc dhe Reti e Poshtme vezhguesit e ketij rrjeti thuhet se kane verejtur votime familjare.

Permes nje komunikate per shtyp Demokracia ne Veprim njoftoi gjithashtu se ne Palluzhe eshte evidentuar qendrimi i personave prapa kutive te votimit. Ne po te njejtin fshat eshte verejtur nje rast ku nje person ka asistuar per dhjete persona te tjere.

Qytetaret e Rahovecit qe nga ora 7 e mengjesit kane mundur tu drejtohen kutive te votimit per te zgjedhur te preferuarin e tyre per kryetar komune.

Ne garen per te parin e Rahovecit jane Xhelal Canziba nga Partia Demokratike e Kosoves Ibrahim Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosoves Smajl Latifi nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves Rexhep Oruci nga Aleanca Kosova e Re dhe Luljeta Kadiri nga Lidhja Demokratike e Dardanise.

Ora 0700-Sot votohet ne Rahovec
Nga ora 7 e mengjesit deri ne 19 te mbremjes jane te hapura 34 qendra votimi me 71 vendvotime per me shume se 49 mije votues te regjistruar. Nje vendim i Gjykates Kushtetuese te Kosoves i muajit shtator e coi Rahovecin ne zgjedhje te jashtezakonshme edhe pse kryetari i komunes Qazim Qeska nga PDK ishte kthyer ne pune 47 dite pasi kishte dhene doreheqjen e parevokueshme.

Gjykata njezeri vendosi se doreheqja e cilitdo kryetar komune eshte perfundimtare dhe i jep fund mandatit te kryetarit te komunes dhe se pasojat kushtetuese te veprimit te tille jane shpallja e zgjedhjeve.

Sipas vleresimeve te medias kosovare zgjedhjet e sotme per kryetar te ri te komunes ne Rahovec partite pjesemarrese i shohin edhe si nje test para zgjedhjeve per parlamentin e ri qe do zhvillohen ne tere Kosoven pas tre javesh.

Ne pergatitjet per 12 dhjetorin e zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare 29 subjektet politike pjesemarrese mbreme ne shortin e organizuar nga KQZ terhoqen numrat e renditjes se tyre ne vletevotim.

Nga shtate subjektet shqiptare partia me e re Fryma e Re do te jete me lart ne renditjen ne fletevotim me numrin 25. Partite tjera kane terhequr keta numra Lidhja Demokratike e Dardanise LDD ndash 27 Koalicioni i prire nga Aleanca Kosova e Re AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK ndash 31 Lidhja Demokratike e Kosoves LDK ndash 36 Levizja Vetevendosje 40 Aleanca per Ardhmerine e Kosoves AAK ndash 43 Partia Demokratike e Kosoves PDK ndash 49.

Kuvendin 120 anetaresh te Republikes se Kosoves do ta perbejne 100 deputetet e zgjedhur drejtperdrejte me vote dhe 20 te tjere qe me Kushtetute mbeshtetur ne Paketen Ahtisaari i kane uleset e rezervuara e garantuara -10 te komunitetit serb e 10 te komuniteteve tjera pakice.

Fushata per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare ne Kosove fillon me 1 dhjetor dhe zgjat vetem 10 dite.

Me 2 nentor presidenti ne detyre Jakup Krasniqi dekretoi shperndarjen e Kuvendit te Kosoves dhe shpalli vendimin per zgjedhje te jashtezakonshme me 12 dhjetor 2010 per te tejkaluar sa me shpejt krizen institucionale te shkaktuar me largimin e LDK-se nga qeveria e me pare me doreheqjen e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit pasi Gjykata Kushtetuese vleresoi se kishte bere shkelje serioze te Kushtetutes me mbajtjen edhe te postit te kryetarit te partise.
Keto vendime pasuan menjehere votimin ne Kuvend te mocionit te mosbesimit ndaj qeverise Thaci e cila pas renies vazhdon punen si qeveri ne doreheqje.

d.b/e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›