E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rugova Mustafa peng i strukturave te vjetra ne parti

Replikat Kryetari i LDK-se Uka nuk ka te drejte te shprehet keshtu

Uke Rugova djali i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova ne nje interviste per Kohen Ditore tregon se cili eshte vizioni politik i tij se si i ka tejkaluar mosmarreveshjet me Bujar Bukoshin cfare kontaktesh ka pasur me ish-presidentin Fatmir Sejdiu ku dhe si eshte takuar me kryetarin e PDK-se Hashim Thaci dhe me kryetarin e AKR-se Behgjet Pacollin.

Isa Mustafa eshte njeriu i pare nga te medhenjte e LDK-se qe djali i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova Uka ia kishte kumtuar ambicien per tiu futur karrieres politike. Uka aktivisht tani merret me politike por eshte bere shkak pikerisht Mustafa qe atij te mos i vinte veshtire qe gjate fushates per zgjedhjet e 12 dhjetorit te apeloje qe te mos votohet partia e cila per 16 vjet eshte drejtuar nga i ati. E pranon se do te ndihej keq po te vepronte ne kete menyre sikur LDK-ja te mos ishte kjo qe eshte tani. Zgjedhja e Isa Mustafes ne krye te partise me te madhe rugoviane per te nuk paraqet ndonje argument te fuqishem se ne kete parti kane filluar reformat e brendshme. Perkundrazi ai e sheh Mustafen si peng te strukturave te vjetra te LDK-se te cilat nuk do ta lene ate qe te levize dhe ti tregoje vlerat e tij. Ne intervisten per Kohen Ditore i biri i vogel i presidentit te ndjere Ibrahim Rugova shprehet haptas i zhgenjyer me ndryshimin e sjelljeve te Mustafes pas marrjes se timonit te LDK-se e vecmas me oferten perjashtuese qe i ka bere. Ai thote se asnjehere nuk e ka paramenduar veten jashte trungut te LDK-se ashtu sikurse nuk ka besuar se kjo parti nje dite do tia mbyllte dyert. Koalicionin me AAK-ne e Ramush Haradinajt ai e sheh vetem si zgjidhje momentale por nuk e mohon se kjo parti eshte treguar shume bujare jo vetem me te por edhe me te gjithe ekipin e tij. Uke Rugova per here te pare tregon se drejtuesit e AAK-se me pelqimin e Haradinajt i kane ofruar qe te jete bartesi i listes zgjedhore. Thote se nuk e ka pranuar kete gje thjesht per shkaqe humane. Megjithate ai nuk pajtohet me zerat ne AAK-se qe e perdorin fjalen kurre sa here qe permendet mundesia e lidhjes se nje koalicioni paszgjedhor me PDK-ne. Skenari me i deshirueshem per te ai thote se do te ishte sikur koalicioni AAK-Lista Ibrahim Rugova ti fitonte zgjedhjet dhe ti ofronte mundesine LDK-se per te bashkeqeverisur. Por nuk sheh asgje te keqe edhe sikur LDK-ja te mbetet ne opozite.

Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa reagon ndaj deklaratave te Uke Rugoves te bera ne media. Mustafa konteston deklarimet e Rugoves se oferta e tij ka qene jo serioze.

Eumlshte shume serioze ti ofrohet dikujt pozita e deputetit ka thene Mustafa. Gjithashtu ai kundershtoi thenien e Uke Rugoves se LDK nuk eshte reformuar raporton RTK. Sipas Mustafes 50 e Kryesise se LDK-se jane njerez te cilet nuk kane qene pjese e kryesise me pare ndersa ka shtuar se pjesa e mbetur nga kryesia e vjeter nuk ka mundur te hiqet sepse jane njerez qe udheheqin deget e LDK-se. Isa Mustafa eshte shprehur se nuk ka pasur asnjehere qellim te beje revolucion qe do te nenkuptonte shuarjen e LDK-se se vjeter dhe krijimin e nje LDK-je te re. Ai ka thene se LDK tani do te tregohet si force e rendesishme politike ne Kosove duke ruajtur frymen rugoviane. Ai ka paralajmeruar se LDK do ti nenshtrohet nje procesi te reformave te brendshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›