Zgjedhjet ne Kosovenese PDK fiton jakoalicioni i mundshem
KOSOVE- Nese Partia Demokratike e Kosoves do te fitonte zgjedhjet e 12 dhjetorit atehere kjo parti do te shkonte ne koalicion me partine e AAK-se te Ramush Haradinaj. Burime te besueshme nderkombetare i kane thene disa mediave ne Kosove se keto dy parti pavaresisht dallimeve qe kane do te shkojne drejt qeverisjes se perbashket dhe tashme jane sugjeruar si te ecin dhe sillen ne gjithe kete proces. Sipas ketyre burimeve zyrtaret e ketyre dy partive jane sugjeruar te mos e sulmojne njera-tjetren gjate fushates sic kane bere deri tani. Nderkombetaret kane marre persiper ta pergatisin publikun per kete lloj koalicioni midis ketyre dy subjekteve. Arsyet drejt koalicionit thuhen te jene negociatat e reja Kosove-Serbi dhe nevoja per koncesione te reja per veriun e vendit qe do te mund te udhehiqeshin prej nje qeverie te qendrushme. Muajin e shkuar mediat raportuan per dy takime te fshehta te nenkryetarit te AAK-se Blerim Shala me kryeministrin Hashim Thaci ndersa LDK-ja e Isa Mustafes e ka bere te qarte qe nuk do te qeverise me me PDK-ne.
NEWS24/BalkanWeb
NEWS24/BalkanWeb