E Diel, 1 Nëntor 2026

Selimi: Serbia duhet t’i pranojë propozimet për telekomin e energjinë

Kosova pret që Serbia të pranojë propozimet në lidhje me telekomunikacionin dhe energjetikën, të cilat i ka vënë mbi tavolinë Bashkimi Evropian gjatë javëve të shkuara. Kosova dhe BE-ja duan një zgjidhje të bazuar në ligjet e Kosovës dhe nuk do të pranojë funksionim në kontinuitet të operatorëve ilegalë në këta dy sektorë, ka thënë për gazetën “Danas”, zëvendësministër i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, transmeton KTV.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic do të bisedojnë edhe lidhur me emërtimin e listës së Iniciativës qytetare “Srbija” e paraqitur në KQZ për zgjedhjet e 3 nëntorit, e të cilën e përkrahë Beogradi, Selimi thotë se “është në dorën e KQZ-së që të vendos nëse emërtimi i njërës nga shumë lista serbe paraqet shkelje të rregullave ose të ligjit”. Ndërsa, analistët vlerësojnë se në raundin e ri të bisedimeve është i mundshëm të arrihet një përparim në lidhje me zgjedhjet lokale dhe telekomunikacionin, por çështja e energjetikës është shumë më e vështirë./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›