E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK-ja në Skenderaj beson në pafajsinë e Sami Lushtakut

Kreysia e Degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur mbledhje urgjente pas vendimit për paraburgosjen e kryetarit të Degës, Sami Lushtaku dhe ish prijësve të tjerë të UÇK-së. Në këtë mbledhje u shqyrtua situate e krijuar dhe u nxor kjo Dekleratë.

Gjithë anëtarësia e PDK-së dhe strukturat udhëheqëse të degës shprehin, sheqëtsimin dhe indinjatën për arrestimin dhe motivin e hetimeve ndaj Kryetarit të Degës së PDK-së,

Sami Lushtaku dhe ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi dhe paraburgosja e z. Lushtaku është veprim që ka për qëllim diskreditimin e figurës së tij si luftetar i lirisë dhe si udhëheqës politik i dëshmuar.

Edhe një herë i bëjmë me dije gjithë opinionit publik se Sami Lushtaku dhe gjithë ish pjestarët e UÇK-së kanë bërë lufë të drejtë dhe të pastër, dhe me kontributin e tyre i kanë ndihmuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ngritja e hetimeve për këtë pjesë të historisë sonë është e padrejtë dhe e nxitur nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.

Veprimet e fundit ndaj prijësve të luftës në Kosovë shpresojmë të mos jenë veprime për nxitje të destabilizim të vendit. Jemi të bindur thellësisht se z.Sami Lushtaku është i pafajshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›