PDK-ja, padi në Prokurorinë e Përgjithshme për vjedhjen e mandatit të Shkodrës
Ndoka: “Këtë javë përfundojmë dosjen dhe e dorëzojmë në Prokurori”. Kreu i PDK-së tregon marrëveshjen me PS-në për ndryshimin e Kodit Zgjedhor
Eljona Ballhysa
Demokristianët do të depozitojnë në Prokurorinë e Përgjithshme, brenda kësaj jave, dosjen me provat që vërtetojnë vjedhjen e mandatit të deputetit nga ana e PD-së në qarkun e Shkodrës. Lajmi është bërë i ditur dje nga vetë kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Ai e ka akuzuar Partinë Demokratike për manipulime në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, veçanërisht në qarkun e Shkodrës. Sipas Ndokës, numri i madh i votave që ka marrë PD-ja dhe që i përkasin PDK-së, kanë sjellë vjedhjen e një mandati deputeti në këtë qark. Gjatë një interviste televizive, kreu i PDK-së ka dhënë detaje edhe për marrëveshjen me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, me të cilin Ndoka ka zhvilluar një sërë takimesh së fundi. Ai bëri të ditur se në qendër të bisedimeve ekziston mbështetja e ndërsjellë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, për hapjen e kutive të dyshimta të votimit si dhe për përmirësimin e legjislacionit që synon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllimin që të gjitha partitë të kenë të drejtën e përfaqësimit.
Deklarata
“Partisë Demokristiane i janë vjedhur me mijëra vota në qarkun e Shkodrës. Gjatë ditës së mërkurë ose të enjten ne do t’i drejtohemi Prokurorisë së Përgjithshme dhe do të dorëzojmë dosjen me materialet tona”, - është shprehur kreu i PDK-së, Ndoka.
Në dosjen që pritet të depozitohet së shpejti në Prokurori, Partia Demokristiane ka radhitur fakte dhe prova që vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve dhe vjedhjen e mandatit të deputetit të PDK-së nga ana e PD-së në qarkun e Shkodrës. “Në dy zonat zgjedhore në Shkodër, konkretisht në Zonën 40 dhe në Zonën 42, ku komisionet kontrolloheshin me shumicë nga Partia Demokratike, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës, janë penguar gjatë ditës së zgjedhjeve vëzhguesit e Partisë Demokristiane dhe të Polit të Lirisë. Votat gjatë procesit të numërimit, në shumicën e zonave pa prezencën e vëzhguesve të PDK-së, u tjetërsuan për subjekte të tjera politike, kryesisht për Partinë Demokratike, dhe kjo në shumicën e rasteve në bashkëpunim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste”, - janë disa nga pretendimet e Partisë Demokristiane.
Bashkëpunimi
Më tej, gjatë fjalës së tij, Ndoka ka dhënë detaje për bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Ai e shikon të drejtë nismën e Partisë Socialiste për të bojkotuar Kuvendin në shenjë të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit deri në realizimin e transparencës e plotë të këtij procesi. Sipas Ndokës, Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e ardhshme asnjë forcë politike të mos ketë mundësi të manipulojë rezultatin duke vendosur si standard hapjen e kutive të dyshimta të votimit dhe numërimin e fletëve të votimit në ato zona ku palët pretendojnë për manipulim. Ndoka gjithashtu shprehet se ka marrë mbështetjen e kryetarit të PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në favor të partive të vogla politike. “Partia Socialiste, në fund të fundit, kërkon që ajo çfarë ndodhi më 28 qershori të mos përsëritet më në të ardhmen. Kjo kërkon një përmirësim të Kodit Elektoral aktual. Ndryshimet nuk do të kenë një tendencë për përjashtimin e partive politike nga skena politike, por do të synojnë dhënien e mundësisë të gjitha partive politike që të përfaqësohen me programin e tyre. Kjo është teza që synon ky aksion politik i nisur nga PS-ja, por që gëzon mbështetjen tonë”, - është shprehur kryetari i PDK-së, Ndoka.
Shehi dërgon në Kushtetuese kërkesën për rinumërimin e votave në Tiranë
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte i pari që depozitoi në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e forcës së tij për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. Shehi ka bërë të ditur se do të nisë betejën gjyqësore në Kushtetuese, ku do të paraqesë të gjitha pamjet filmike dhe procesverbalet ku vërtetohet vjedhja e votave ndaj forcës së tij. Po ashtu, Shehi bën të ditur se kërkesa ka si objekt hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave, të paktën për qarkun e Tiranës, ku forca e tij pretendon se i janë vjedhur më shumë vota. Shehi gjithashtu ka depozituar edhe në prokurori një kallëzimin penal përkatës, ndërsa i ka dërguar edhe një letër presidentit Bamir Topi, të cilit i kërkon që të ndërhyjë në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në kallëzimin penal në letrën drejtuar presidentit Topi, kreu i LZHK-së ka dërguar edhe materialet përkatëse mbi të cilat bazohet edhe pretendimi i tij për vjedhjen e votave që i janë bërë LZHK-së. Nga ana tjetër, Shehi bën me dije se një ekip i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar po punon për evidentimin e shkeljeve të tjera gjatë procesit të numërimit të votave dhe pas disa javësh do të publikohet edhe një raport i përmbledhur dhe i faktuar i të gjitha shkeljeve të konstatuara në të gjitha qendrat e numërimit të votave në qarkun e Tiranës. Referuar të dhënave të deritanishme të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, rezulton se kësaj force i janë numëruar keq rreth 50 për qind e votave.
20 Tetor 2009