E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, debat per cimenton

Deputetet degjeneruan dje ne akuza, fyerje e debate te gjata ne diskutimin e projektit te qeverise, qe i jep lejen kompanise “Gener 2” te ndertoje fabrike cimento ne Kraste-Kruje. Per dy ore rresht, deputetet e majte akuzuan qeverine se po favorizon ne menyre te pandershme kompanine, e cila do shkaterroje pyjet dhe mbi te gjitha nuk merr persiper te parandaloje ndotjen e ambientit. “Ndertimi i nje fabrike tjeter cimentoje do e beje te pabanueshem vendin per ndotjen qe do sjelle. Po leni dyshime te medha mbi ndertimin e kesaj fabrike, pse duhet te jepet, kur mund te shikohet edhe njehere”, tha deputeti socialist, Marko Bello. Po keshtu edhe Taulant Balla e Erion Brace akuzuan qeverine se nuk po e sheh si duhet ndertimin e kesaj fabrike, e cila jo vetem do te demtoje ambientin, njerezit, por nuk siguron dhe demshperblim per siperfaqet e medha pyjore qe do te prishe. Sipas tyre, ky eshte nje nder qe Kryeministri Sali Berisha po i ben kesaj kompanie, e cila zyrat e saj i ka dy kate me poshte shtepise se tij. Por ministri i Ekonomise, Genc Ruli, tha se kompania do te garantoje mbrojtjen e ambientit dhe ato hektare pyje qe do te prishen per ndertimin e fabrikes do te ripyllezohen ne nje zone tjeter. “Firma eshte prestigjioze dhe do te garantoje mbrojtjen e ambientit”, tha Ruli, pa mohuar faktin se ndoshta ne te ardhmen fabrika te tjera cimentoje do te ngrihen ne Shqiperi. Ndersa ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, nuk mundi te jape nje pergjigje nese ambienti do te ndotet apo demtohet nga keto fabrika. Sipas tij, nje pergjigje do te jepet vetem ne momentin e nisjes nga puna. Kjo mjaftoi qe opozita te refuzoje kategorikisht miratimin e nje projekti te tille. “Ju lini dyshime ne deklaraten tuaj. Nuk mund te miratojme nje projekt te tille”, tha Brace. “Ore ish-kryeministra ketu e kane shkaterruar dikur malin e Dajtit, tere faunen e tani vini e na flisni per nje zone te vetme”, replikoi Pal Dajci. Ndersa ne oret e vona te nates pritet kalimi i ndryshimit ne ligjin e “Pronave” dhe shfuqizimi i ligjit 7501 per token.
R.Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›