E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndarje te re territoriale, me pak bashki”

Opozita kerkon ndarje te re territoriale, me synim uljen e numrit te bashkive dhe komunave ne vend. Propozimi u be dje ne seance plenare nga Bashkim Fino gjate diskutimit te projekti te qeverise per te kthyer komunat e Milotit, Paskuqanit, Bushatit dhe Shengjinit ne bashki. Komuna qe ne zgjedhjet lokale te 18 shkurtit u fituan nga Partia Demokratike. “Keto komuna nuk mund te behen bashki. Ato nuk jane as qytete. Eshte e nevojshme qe ne, si pozita dhe opozita, te mblidhemi dhe te bejme nje ndarje te re administrative. Te ulim numrin e bashkive dhe komunave”, propozoi Fino. Opozita u shpreh kunder projektit te qeverise, duke akuzuar se eshte i qellimshem vetem se ne keto zona ka fituar PD. Por, sipas ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, ndryshimi eshte i nevojshem per shkak te levizjeve dhe zhvillimit qe ka pasur ne keto komuna. Ai u shpreh se kalimi i kater komunave ne bashki do te sillte efekte pozitive dhe rritje ekonomike ne keto zona. Pa permendur aspak se ndryshimi mund te vije nga rezultatet e 18 shkurtit. Konkretisht, ne Shengjin fitoi demokrati Luigj Prelaj, ne Paskuqan Jashar Hoxha, ne Bushat Zef Hila dhe ne Milot nga zgjedhjet doli fitues kandidati demokrat, Vlash Gega.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›