Një avion britanik ulje urgjente në Nigeri
Kano -Një avion britanik i shoqërisë "British Airways" , ka bërë një ulje të detyrueshme në aeroportin e Kanos në veri të Nigerisë. Avioni i linjës Abuja-Londër kishte 155 pasagjerë në bord. Shkak i uljes emergjente u bë marrja flakë e një prej motorëve të avionit, njoftoi sot media nigeriane. Sipas një komunikate të një shoqërie konsultuese që punonte për llogari të kompanisë, aeroplani i tipit "Boeing 777 të "British Airways" ishte nisur që prej rreth një ore nga Abuja kur ekuipazhi zbuloi tymin që vinte nga një prej motorëve të aeroplanit. Piloti vendosi të kthente aeroplanin drejt aeroportit më të afërt dhe e uli pak kohë më pas në Kano. Asnjë pasagjer nuk është plagosur.