PDK politizon artin

Në zyret e Partisë Demokratike të Kosovës, 62 studentë të Akademisë së Arteve kanë marë librezat e kësaj partie.
Librezat e kësaj partie i janë dorëzuar nga kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe nënkryetari Kadri Veseli.
“Unë jam anëtare e kësaj partie që prej themelimit të PDK-së por sot e mora librezën me kologët e mi”, tha njëra ndër studentet.
Derisa bënë një footgrafi të përbashkët, Hashim Thaçi uroi anëtarët e rinj: “Hajde, për hajër”.
Përfaqësuesi i studentëve, Shkëlzen Sylejmani u shpreh se ky është një shpërblim që po i bëjnë partisë.
“Është edhe koha jonë që ta shpërblejmë PDK-në”, ka thënë Sylejmani./Indeksonline/