E Diel, 1 Nëntor 2026

PDKSH: Kemi marrëveshje me PS, jemi në pritje për portofol ministror

TIRANË-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë (PKDSH) që hyn në Kuvend me deputetin e vetëm z Mark Frroku ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka bërë të ditur qëllimet e kësaj partie.

“Faleminderit partnerëve tanë politikë që respektuan subjektin tonë dhe mbrojtën votat e subjektit tonë. Për herë të parë morëm mandat pa na e dhuruar askush, fitorja bëhet dhe më e veçantë kur morëm mandat për qarkun e Shkodrës. Në parlamentin e ri do ketë shumë deputetë për deputeti që do të përfaqësojë Pukën do jetë nj dhe i vetë, Mark Frroku”, tha kryetari i PKDSH.

Më pas mbajti një fjalë dhe Mark Frroku që garantoi se PDKSH do të qëndrojë në aleancë me PS. I pyetur se cilat janë pritshmëritë e kësaj partie për qeverinë e re, Frroku bëri me dije se është bërë një marrëveshje me PS dhe se PKDSH është në pritje.

“Marrëveshja është bërë dhe nuk kemi asnjë arsye që marrëveshja nuk do zbatohet, jemi në negociata e sipër dhe ende nuk është marrë asnjë vendim nga aleati kryesor PS. Presim nuk kemi finalizim akoma. Sa për ne, nuk kemi shprehur preferenca akoma”, tha Frroku.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›