Abuzimet e Michael Jackson, 35 milionë $ pagoi për të blerë heshtjen
LOS ANGELOS-Michael Jackson ka paguar 35 milionë dollarë për të blerë heshtjen e rreth 20 djemve me të cilët ka abuzuar seksualisht në harkun kohor prej 15 vitesh. Ky denoncim vjen nga e përjavshmja britanike “Sunday People”, që pohon se këto i ka mësuar pasi u kanë rënë në dorë dokumenta të FBI me detaje të pagesave për cdo viktimë. Paratë sipas të përjavshmes u janë paguar prindërve, dokumenta që nuk u lexuan në asnjë prej gjyqeve që mbreti i Pop pati në vitin 2005 nga ku doli dhe i pafajshëm.
Këto dokumenta i ka përgatitur një detektiv mjaft i njohur në Hollivud, Anthony Pellicano, dhe FBI i ka sekuestruar në vitin 2002, kur Pellucano u arrestua pasi përgjoi pa leje të vecantë telefonin e një aktori si Sylvester Stallone.
Në dokumentet e Peluicano është transkriptuar një audio-regjistrim i një telefonate e klasifikuar me kodin CADCE MJ-02463 dhe CR 01046, ku vijnë episode të tilla si; njëherë mbreti i Pop u kap me një prej shërbëtorëve të tij, ndërsa një tjetër i ri i famshëm shihte filma porno dhe ngacmonte një djalë të mitur në organet gjenitale në një kinema private. Pak më larg tyre ishte ulur nëna e fëmijës duke qenë në dijeni se cfarë po ndodhte aty pas shpinës së saj.
Zbulimet vijnë 4 vjet pasi ylli i Pop vdiq, nëna e tij Katherine po punon mbi një padi prej milionë dollarësh, ndërsa vajza e këngëtarit tentoi vetëvrasjen.
(d.b/BalkanWeb)