Zjarret përpijnë Arizonën, zjarrëfikësit vdesin në luftë me flakët (FOTO)
SHBA- Të paktën 19 zjarrfikës amerikanë janë vrarë në luftë me një zjarr në qendër të Arizonës, thonë zyrtarët lokalë.
Ata vdiqën duke luftuar me flakët që kërcënojnë qytetin e Yarnell-it, rreth 80 milje (130 km) në veri-perëndim të Phoenix-it.
Zjarri ka filluar kur goditi rrufeja të premten dhe u përhap me shpejtësi në mes të ngrohjes të lartë, lagështisë së ulët dhe erëra të forta. Së paku 200 shtëpi janë djegur.
Arizona dhe pjesë të tjera të SHBA-ve perëndimore -duke përfshirë Kaliforninë- njohen temperatura rekord gjatë fundjavës.
Ky është numri më i lartë me pasojë vdekjen e zjarrfikësve në një incident të vetëm që nga 11 Shtatori. Presidenti amerikan Barak Obama tha se zjarrfikësit ishin heronjtë të cilët “kishin vënë veten në mënyrë të rrezikshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve të tjerë”.
Senatori i Arizonës John McCain tha se mendimet dhe lutjet e të gjithë amerikanëve ishin me familjet e viktimave.
Lufta me flakët
Zonat e prekura
Dorina Bilbili/IDEA/