E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA spiunoi në ambasadën greke në Uashington dhe misionin në OKB

spyGreqia- Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar nga ambasada greke në Uashington dhe në misionin grek në Kombet e Bashkuara, në bazë të dokumenteve të fundit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë rrjedhur nga Edward Snowden dhe botuar nga ‘The Guardian’.

Gazeta britanike raporton se lista e dokumenteve të 38 ambasadave dhe misioneve që NSA-ja ka spiunuar përfshin edhe përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Uashington dhe Nju Jork.

Përgjim i misionit grek të OKB-së ishte i njohur si «Powell» dhe operacioni kundër ambasadës së saj u referohet si «Klondyke». Nuk kishte asnjë përgjigje zyrtare nga qeveria greke të hënën në mëngjes.

Revista gjermane ‘Der Spiegel’ citoi dje gjithashtu një dokument që Snowden kishte marrë me vete. Ai përshkruan se si NSA-ja ka përgjuar dhe spiunuar në zyrat e BE-së përmesrrjeteve kompjuterike të brendshëm në Uashington dhe në Kombet e Bashkuara, jo vetëm duke dëgjuar bisedat dhe thirrjet telefonike, por edhe duke fituar qasje në dokumente dhe e-mail.

Dje Martin Schulz, president i Parlamentit Evropian, tha se në qoftë se raporti ishte i saktë, ai do të ketë një ndikim të rëndë “mbi marrëdhëniet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara”.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›