E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrat elektorale të PD jepen me qira

Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat e nxorën humbëse Partinë Demokratike, duket se ajo ka filluar të nxjerrë me qira të gjitha asetet e saj. Kështu, pas një muaj e ca përdorimi që iu bënë ambienteve të ndryshme për fushatën elektorale, ato tashmë dolën jashtëfunksioni. 

Në shumë nga zonat e Tiranës vihen re ende pankarta, flamuj të partive politike që garuan në këto zgjedhje; po ashtu kanë mbetur edhe parullat e shkruara në hyrjen e dyqaneve që u përdorën si zyra elektorale. Tashmë gjithçka do t’i rikthehet rutinës së zakonshme, për t’u rikthyer pas gati dy vjetësh, kur do të jenë zgjedhjet për pushtetin vendor.
(e.m/summer pages/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›