E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDR Pershendet miratimin e rezolutes nga Keshilli i Evropes

TIRANE - Partia Demokrate e Re (PDR) pershendeti dje deklaraten e miratuar dje nga Asambleja e Pergjithshme e Keshillit te Evropes per Kosoven, si "shume te rendesishme dhe historike". "Kjo deklarate, e miratuar me nje numer shume te madh votash dhe qe realisht e ve ne nje stad te ri kete ceshtje, i hap rruge zhvillimeve te shumepritura per Kosoven", tha gjate nje konference per shtyp, nenkryetari i PDR-se, Tritan Shehu. Duke vleresuar rendesine e ketij dokumenti, ai theksoi se "ne menyre zyrtare, deklarata pothuajse unifikon plotesisht qendrimin e vendeve perendimore per kete ceshtje. Ajo i hap rruge misionit te BE-se ne Kosove te perbere nga 1300 persona, nje mision shume i rendesishem per stadet e zhvillimeve atje dhe ato qe do te ndodhin pas shpalljes se pavaresise".
"Gjithashtu, deklarata i hap rruge hapave te metejshem dhe koordinon veprimet e parlamentit kosovar per statusin final te Kosoves, duke u bere keshtu nje mbeshtetje e aspiratave me te drejta te atij populli dhe duke kontribuar jo vetem per te ardhmen e Kosoves, por dhe per zhvillimet pozitive ne rajon e integrimin e tij", perfundoi Shehu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›