"Shqiperia, jo treg per disqet e mia"
Anisa Ymeri
I lexohet keqardhje, teksa rrefen per disqet qe regjistron neper bote, por qe Shqiperine nuk e prekin. Jane disa CD te regjistruara deri me tani, ku violina e Tedi Papavramit misheron drama e ndjenje, qe kompozitore boterore kane hedhur ne partitura shekuj shkuar. Mjerisht, ato mbeten pertej Shqiperise! I duhet te pranoje violinistit shqiptar, qe vendi i tij, nuk ka treg per keto CD qe regjistrohen neper bote. I ngacmuar nga pyetje per projektet e tij te aferta a vjetore, Papavrami rrefen edhe per CD-te e tij. "Shitja e disqeve me muzike klasike eshte teper e komplikuar, dhe ne Shqiperi nuk ka treg per kete lloj muzike. Une do doja shume qe disqet e mia te shiten edhe ketu, ne vendin tim, po kjo nuk varet nga une". E per te mos ja lene teresisht fajin tregut te corientuar shqiptar, Papavrami tregon me te drejte se ne bote, nuk eshte me mire, pasi eshte nje krize e pergjithshme. "Situata eshte delikate ne te gjithe boten, rrefen Papavrami, jo vetem ketu".
Por, ka nje te vertete te madhe ne fjalet e violinistit. Ne Shqiperi, neper dyqanet muzikore, nese do guxoje te kerkoje nje disk te muzikes klasike, ku gjendet ajka e vlerave te muzikore boterore, s'ka dyshim qe do te shihnin shtrember. Asnje prej ketyre qindra CD-ve qe regjistrohen ne studiot muzikore me prestigjioze te botes, nuk ka vend ne Tirane. E megjithate, Papavramin e te tjere instrumentist te medhenj te botes, ky fakt nuk i step. Pas lancimit te nje disku, nentorin e vitit te shkuar, dhe nje tjetri qe do te lancohet vetem ne shkurt te ketij vitit, qershori do te shenoje daljen e nje tjeter CD-je te Papavramit. Disk i cili do te regjistrohet ne Belgjike.
E duke harruar pak problemet, i kthehet koncertit, qe do te mbahet mbremjen e sotme ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Suksesi duket se do te jete i garantuar, se paku Papavrami e dirigjenti Krantja e shprehin hapur kete. Pasi te dy e ndiejne veten mire ne prani te njeri-tjetrit. Ai e ndien shume mire veten me dirigjentin Krantja, jo vetem pse ai eshte nje nder me te miret qe Shqiperia ka, por edhe sepse bashkepunimi me te i ka rrenjet thelle. Ne vitet kur Tedi ishte vetem nje imcak, por qe violinen e zoteronte mire. Koncert me Sibelius, pak para se Tedi Papavrami te linte Shqiperine, e duke pasur kujtime te bukura me te, ai shprehet: "Dua ta luaj serish ne te ardhmen". Ndersa sot ne mbremje, ka zgjedhur Paganinin. Ka nje motiv te forte edhe per kete. "Do te luaj Koncertin e Paganinit ne Re maxhor, pasi lidhet me Shqiperine. E kam mesuar me babane ketu, kur lexoja "Cufon dhe bubin kacurrel". Por edhe per faktin se eshte popullor ne Shqiperi. "Dua qe shqiptaret ta degjojne Paganinin nen interpretimin tim, pasi deri me tani nuk e kane pasur rastin ta degjojne", tregon Papavrami, pak ore para se te ngjitet ne skenen e operes per shqiptaret. Organizuar si nje bashkepunim i shoqates "Argjiro" ne France, dhe RTSH-se, nen kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha, peshen e ketij koncerti e mban edhe orkestra simfonike e RTSH-se, me te cilen Papavrami tregon se ndjehet shume mire.
Koncertet e Papavramit
S'ka pike dyshimi, se nje violinist si Tedi Papavrami e ka axhenden te ngjeshur. Jane skena anekend botes ato qe shkel, sigurisht prestigjioze. Vetem pak dite pas koncertit te sotem, me 29 janar, i duhet te fluturoje drejt Gjeneves me violinen e tij per te mbajtur aty nje koncert. Pak dite me pas, serish ne Zvicer do te kete nje tjeter koncert. Per te vijuar me te tjera skena qe permend si Gjermani, Spanje, Danimarke, pa menjanur aspak Francen e tij.