PD:Rama nuk do të marrë pjesë në zgjedhje lokale

"Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K sërish i tmerruar nga transparenca e hapjes së kutive, pas ofertës së shumicës për hetim të çdo gjëje me ndihmën e 100 prokurorve e hodhi poshtë këtë ofertë". Kështu është shprehur zëdhënësja e partisë Demokratike Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp për deklaratat e PS-së për komisionin hetimor.
Më tej Mëhilli shtoi se "sot Kryetar Kutia nxorri për të shpifur dhe trilluar ndrikullën e organizatës terroriste " Hakmarrja për drejtësi", ku kërkoi sërish që të marrë në dorë vendimet e gjykatave, refuzoi hetimin e komisionit parlamentar të kombinuar me atë të prokurorisë dhe kjo vetëm se nuk disponon qoftë dhe një provë apo fakt të vetëm për të vërtetuar pretendimet e tij".
Sipas saj Partia Demokratike informon qytetarët shqiptarë se nuk është transparenca ajo që kërkon zoti Rama por vazhdimi i këtij seriali trillimesh dhe mashtrimesh për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale ku sigurisht sipas saj e pret një disfatë e plot.