E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha dhe Meta s'mund të hetojnë veten

Partia Socialiste reagoi pas deklaratave të Berishës dhe Metës, duke i akuzuar ata se vazhdojnë të luajnë shfaqjen e shëmtuar të dalë boje.
Deputetja Shega Ligori tha se Parlamenti i Ruzhdies, ditën e premte, mohoi nën tiraninë e kartonëve të drejtën kushtetuese të opozitës për transparencë dhe hetim parlamentar të zgjedhjeve të 29 qershorit.
"Pushteti i Ruzhdies shkeli ditën e premte procedurat parlamentare, kushtetutën, parimet dhe vlerat europiane si dhe angazhimin e marrë përpara faktorit ndërkombëtar për dialog dhe konsensus. Të gjitha u shkelën të premten nga pushteti i Ruzhdies, që njësoj si në Ruzhdie, u vodhën firmat e deputetëve socialistë dhe u tjetërsuan nismat e opozitës për transparencë", theksoi ajo.
Sipas kësaj deputeteje, Komisioni parlamentar i miratuar në Kuvend nuk mund të bëjë transparencë dhe nuk mund të hetojë vetveten.
"E drejta e Partisë Socialiste për transparencë është një e drejtë kushtetuese, të cilën as Sali Berisha, as Ilir Meta e askush tjetër nuk mund ta tjetërsojë. Përpara të drejtës sonë ligjore dhe kushtetuese, Partia Socialiste dhe mbarë populli opozitar nuk do të ndalet, por do të shfrytëzojë cdo rrugë demokratike për të cuar deri në fund kauzën për demokraci dhe standarde", vijoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›