E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Shkozet, 2 të plagosur

Një aksident mes dy automjeteve shkaktoi sot plagosjen e një kalimtari në
Shkozet. Sipas informacioneve mësohet se Shefqet Filja, 60 vjeç, është plagosur si pasojë e goditjes nga njëri prej dy automjeteve që u përfshinë në aksident.
I plagosur ka mbetur edhe shoferi i njërit prej automjeteve të aksidentuara i cili megjithatë mësohet se është në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Dy personat e plagosur u dërguan për ndihmë mjekësore në spital ndërsa policia ka filluar hetimet për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›