Prokuroria, ne pritje te 6 eksperteve te FBI-se
Eksperte te Byrose Federale te Hetimit, te SHBA-se, do te mberrijne diten e neserme ne vendin tone per te ndihmuar prokurorine shqiptare ne hetime dhe ne identifikimin e personave qe ndodhen ne morg. FBI-ja ka miratuar ardhjen e 6 eksperteve, te cilet do te ndihmojne ne identifikimin e kufomave si dhe te keqyrjes e analizimit te vendit te ngjarjes. Ata pritet te bejne nje studim te plote kriminalistik dhe te orientojne koleget shqiptare ne pistat hetimore pas verifikimit te shkaqeve te ngjarjes. Ekspertet e percaktuar nga FBI, te cilet pritet te vijne ne Tirane diten e neserme, mesohet se jane marre me ceshtje te ngjashme dhe te specializuar ne kete fushe. Sipas informacioneve nga prokuroria, 6 specialistet amerikane, do te mberrijne paradite ne Rinas dhe do te nisen ne drejtim te Gerdecit dhe morgut te Tiranes, ku ndodhen disa trupa te paidentifikuar. Procesi nga ana e eksperteve shqiptare eshte i pamundur, per shkak te demtimeve te shumta qe kane pesuar gjate shperthimit. Ata do ndahen ne dy grupe, pasi tre prej tyre do te hetojne bashke me organin e akuzes shkaqet e ngjarjes se rende. Me ane te pajisjeve bashkekohore do te realizohet keqyrja e vendngjarjes dhe zbulimi i provave te vlefshme ne vatren e shperthimit. Prokuroria shqiptare shprehet e rezervuar ne pistat e hetimit per shkak se ende nuk kane dale rezultatet paraprake te shperthimit dhe shkaqeve te tij. Pak dite me pare, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, i kerkoi autoriteteve te ambasades amerikane ndihme ne dy drejtime. Me anen e nje letre, numri nje i akuzes shqiptare ka kerkuar qe ambasada ne Tirane, te jape informacion per firmen kontraktore per demontimin, "SAC". Ndersa nga ana tjeter, zyrtaret e ambasades jane shprehur se firma per te cilen eshte interesuar Prokuroria e Pergjithshme, nuk ka kontaktuar me autoritetet e kesaj perfaqesie. Rama i ka kerkuar ambasades qe te mundesoje ekspertize te specializuar nga ana e eksperteve te FBI-se, te cilet jane te afte per te identifikuar kufoma, si dhe te keqyrin dhe analizojne vendin e ngjarjes.
A.C
A.C