E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhrat nxjerrin pergjegjesit e Gerdecit

Redinalda Caushaj

Prokuroria vihet ne kerkim te zyrtareve pergjegjes qe kane shkelur rregullat e Ministrise se Mbrojtjes per te parandaluar tragjedine e Gerdecit. Grupi i hetuesve ka sekuestruar te pakten 1 mije faqe dokumentacion ne ministri, ndermarrjen e shitjes se armeve, MEICO dhe ne fabriken e shkaterruar te demontimit te municioneve, prone e firmes "Alba Demil". Burime zyrtare nga organi i akuzes thane dje, per gazeten "KJ", se po analizohen te gjithe urdhrat e leshuar nga Shtabi i Pergjithshem, ministria, MEICO dhe verifikohen kontratat e bilancet e firmes se tragjedise, ku vdiqen 22 persona dhe u plagosen rreth 300 te tjere. Aktualisht jane arrestuar drejtori i ndermarrjes se shitjes se armeve, Ylli Pinari, kreret e firmes, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholli. Gjate dites se djeshme, grupi i prokuroreve te Tiranes dhe asaj Ushtarake kane diskutuar per disa ore rreth provave te mbledhura dhe konkluzionet e arritura. Hetuesit jane ndare ne disa grupe. Prokuroria Ushtarake po kryen marrjen ne pyetje te te gjithe personave qe kane graden e gjeneralit dhe analizen e dokumenteve te sekuestruara ne Ministrine e Mbrojtes. Kurse grupi i dyte aktivizohet me marrjen ne pyetje te banoreve e punetoreve te fabrikes. Momentalisht hetohet dhe pista e aktit terrorist, pa perjashtuar edhe dyshimet e tjera per ngjarje aksidentale.

Provat

Prokuroria e Tiranes disponon nje pjese te provave ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, qe po i nenshtrohen analizes, numri i te cilave arrin ne njemije flete. Dokumentet e sekuestruara i perkasin Ministrise se Mbrojtjes, ndermarrjes MEICO, Shtabit te Pergjithshem dhe firmes nenkontraktore te SAC per demontimin, "Alba Demil", nje pjese e te cilave u gjeten ne fabrike pas shperthimit. Burime zyrtare thane se aktualisht po verifikohen urdhrat e nxjerre nga keto organe para tragjedise, kohen e leshimit, kushtet e kontrates dhe se cfare parashikon ligji per pergjegjesite e kontrollit. "Pjese e hetimit jane bere dhe korrespondencat mes Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem. Po keshtu, procesverbalet e hyrjes dhe te daljes se armeve nga fabrika e demontimit ne periudha te ndryshme. Po verifikojme nese ato perputhen dhe nese jane te ligjshme", tha nje zyrtar i prokurorise per gazeten. Konfirmohet se ne dokumente ka edhe disa balance e flete te hyrje-daljeve ne fabrike te kamioneve apo armatimeve. Megjithese nje pjese e shkresave te baltosura qe u gjeten ne fabrike jane pastruar, konfirmohet se ne to nuk ka pasur nje liste te sakte te punetoreve qe aktivizoheshin diten e ngjarjes. Pritet verifikimi i pjeses tjeter, jane te pakten 100 flete, ndersa firma "Alba Demil" ka vene ne dispozicion nje liste me rreth 80 emra punonjesish.

Mbedhja

Grupi hetimor, i cili po merret me hetimin e tragjedise se Gerdecit, ka diskutuar dje per te gjitha veprimet e kryera ne terren apo dhe marrja ne pyetje e personave deshmitare, ose atyre qe kane pasur dijeni ne lidhje me ngjarjen. Po keshtu, hetohet edhe rreth pistave te dyshuara apo te dhenave me te fundit e detajeve qe dalin gjate investigimit. Mbledhja kryhet cdo dite ne zyren e zevendesprokurorit Genci Qano, ne te cilen nuk mungon edhe drejtuesi i kreut te akuzes, Gent Xholi. Prokuroret ne prani edhe te oficereve diskutojne ne lidhje me hapat hetimore te hedhur, provat qe disponojne per tragjedine, si dhe rruget qe do te ndjekin per zbardhjen e ngjarjes. Edhe dje oret e para te mengjesit, kater prokurore kane diskutuar per me se nje ore, ndersa verifikohet lista e te pyeturve, duke i ndare banoret nga punetoret dhe ish-te punesuarit ne fabriken e demontimit, prone e firmes "Alba Demil". Perfaqesuesit e akuzes diskutojne rreth te dhenave te mbledhura dhe faktet e servirura nga deshmitaret, duke i klasifikuar sipas pistave. Ne mbledhjet grupi hetimor paraqet edhe listen e personave qe jane marre ne pyetje nga ana e secilit prokuror, per te mos pasur perplasje. Prokuroret shkembejne idete rreth rrugeve te hetimit dhe japin sugjerime per vazhdimin e procesit te investigimit.

"Shtabi i Pergjithshem dha miratimin per Gerdecin"

Keshilltarja e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Enkelejda Malaj, tha dy dite me pare se zona e Gerdecit u zgjodh si vend per demilitarizim nga Shtabi i Pergjithshem, bashke me firmen amerikane SAC. Sipas ish-ministrit Mediu, vete ushtaraket me te larte te Shtabit kane kryer kontroll per ceshtjet e sigurise ne Gerdec dhe firmosur se demontimi po kryhej ne kushte te nje teknologjie dhe sigurie te larte. Kete e ka pohuar Ministria e Mbrojtjes, permes nje deklarate per shtyp te keshilltares Enkelejda Malaj. Ajo renditi nje sere pikash, te cilat flisnin per bashkepunim te ngushte mes Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem, kryesisht per lidhjen e kontrates se pare me kompanine amerikane "Southern Ammunition". "Me marrjen e propozimit nga ana e kompanise "Southern Ammunition", ministri i eshte adresuar, sipas procedurave, per mendim autoriteteve me te larta ushtarake dhe civile, duke vene shenimin per respektim te ligjit dhe negocimin e problemeve me kompanine", theksoi keshilltarja Malaj. Sipas zyrtares, autoritetet ushtarake, pas shqyrtimit te dokumentacionit te kompanise amerikane, kane sugjeruar qe vendi per ngritjen e fabrikes te perzgjidhej nga negociatat mes Ministrise se Mbrojtjes dhe kompanise. Malaj specifikoi se autoritetet ushtarake kane eliminuar vetem mundesine e ngritjes se kesaj fabrike ne Berzhite dhe perzgjedhjen e zonave te tjera ia kane lene ne dore paleve. "Pas rekomandimit te autoritetit ushtarak qe vendi te percaktohet me negociata ndermjet paleve, keto kane informuar sektoret pergjegjes te ministrise se kane rene dakord per cmontimin e fishekeve ne Gerdec", sqaroi Ministria e Mbrojtjes.

Prokuroria e Tiranes po ndjek gjashte pista per tragjedine e Gerdecit, ku pas shperthimit gjate procesit te demontimit vdiqen 22 persona dhe u plagosen rreth 300 te tjere banore dhe punetore ne fabrike.

Pistat

Zbatimi i rregullave te ruajtjes se lendeve plasese ne repart

Zbatimi i rregullave per ruajtjen e nderteses ku ishin vendosur lendet plasese

Zbatimi i rregullave ku kryej cmontimi i lendeve plasese ne fabrike

Shperdorimi i detyres nga punonjes, drejtues te firmes dhe zyrtare

Konkurrenca e pandershme mes firmave qe pretendonin demontimin

Akti terrorist, i kryer ne prag te samitit te NATO-s dhe marrjes se fteses


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›