E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: PS te distancohet nga paktet me Berishen

Partia Demokracia Sociale i beri thirrje lidershipit te PS-se te rishikoje dhe njehere tjeter propozimet lidhur me reformen zgjedhore. Sekretari politik prane kesaj partie, Artur Duckallari, u shpreh dje, gjate nje komunikimi me mediat, se "PDS do te shfrytezoje te gjithe hapesirat ligjore qe i jep Kushtetuta, per te kundershtuar dhe korrektuar sistemin e propozuar ate proporcional rajonal spanjoll, i cili con te percare opoziten ne zgjedhjet e 2009". Sipas tij, PDS i ben thirrje PS, qe te lexoje frymen qe percjell elektorati i majte ne cdo cep te Shqiperise dhe te investohet urgjentisht ne gjetjen e formules qe do te krijonte hapesira per korrektimin e sistemit te propozuar prej saj. Kjo pasi ne gjykimin e PSD-se, nje sistem i tille do te conte te majten te percare ne zgjedhje. Per kete arsye, Duckallari vleresoi se "nuk eshte e ndershme, para se gjithash, qe te behen veprime te tilla arbitrare jashte institucioneve legjitime te Kuvendit, e, aq me pak, nuk eshte e keshillueshme dhe e pranueshme qe ne prag te Samitit te Bukureshtit te deshmojme nje percarje kaq te thelle te politikes shqiptare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›