Gjinushi: Sistemi proporcional rajonal, i pranueshem per ne
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, shprehet ne mbeshtetje te propozimeve te ardhura nga PS, lidhur me reforme kushtetuese dhe zgjedhore. Keshtu, gjate nje interviste, Gjinushi u shpreh se "kalimi drejt nje sistemi proporcional si familje, me specifikat e nje sistemi proporcional rajonal eshte nje gje qe mund te pranohet, pra eshte dicka qe po u sanksionua ne Kushtetute, le me tej mundesine qe, nepermjet kodit zgjedhor te aplikohen sisteme demokratike, sic jane sistemet proporcionale ne teresine e tyre". Nderkohe qe kreu socialdemokrat beri me dije dhe lidhur me levizjet me te fundit brenda kampit te majte, e qe konsistojne ne nje bashkim mes PS dhe PSD. "Bashkimi eshte nje domosdoshmeri, sepse zgjedhjet ne fund te fundit shoqerohen nga konkurrenca midis dy alternativave, te majte-te djathte dhe qeverisja behet gjithmone se bashku. PSD vazhdimisht i meshon nevojes per bashkim, ne favor te saj eshte dhe PS, e cila vleresoi qe ka te njejtin vullnet dhe te njejtat interesa", u shpreh Gjinushi, lidhur me kete ceshtje.
O.XH